Shkurtimet në buxhet, punonjësit e administratës humbasin 100 mijë lekëshin e shpërblimit

Shkurtimet në buxhet, punonjësit e administratës humbasin 100 mijë lekëshin e shpërblimit

67
0
Shares

Vendimi i qeverisë për të shkurtuar buxhetin për shkak të mosrealizimit të të ardhurave ka prekur  zërin e shpërblimeve. Kështu, punonjësit e administratës nuk do të marrin shpërblimin prej 10 mijë lekësh në fund të vitit.
Mimoza Dhëmbi, Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave shprehet në një intervistë për “Ora News” se vetëm një pjesë e vogël e administratës do të mund të përfitojnë nga shpërblimi i fundvitit.
“Është prekur një zë që përdorej për një shpërblim masiv të administratës, ishte një shpenzim minimal. Por kemi ruajtur një fond për të shpërblyer performancën e mirë siç ndodhi vitin e kaluar. Rreth 1 miliard lekë është ky fond. Shpërblimi që ka rreth dy vjet që nuk aplikohet që është 10 mijë lekë për çdo punonjës. Ishte i palidhur me performancën. Edhe vitin e kaluar është bërë një shpërblim i diferencuar për grupe të caktuar punonjësish që të shërbejë edhe si element nxitës në administratë”, tha Dhëmbi.
Drejtoresha e Buxhetit foli dhe për arsyet e e shkurtimit të buxhetit, duke renditur si më kryesoret mosrealizimi i të ardhurave dhe rivlerësimi i të ardhurave deri në fund të vitit 2015 si edhe akomodimi i të gjithë nevojave të buxhetit lokal pas implementimit të reformës së re administrative-territoriale.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY