Një anije me flamur shqiptar është bllokuar nga rojet bregdetare italiane në portin e Otrantos. Shkak i ndalimit të anijes mësohet të jetë mungesa e kushteve të sigurisë.
Quotidianodipuglia.it shkruan se anija 80 metra e gjatë, “Milton” e ndërtuar në vitin 1977 është ndaluar nga rojet bregdetare për shkak të mangësive serioze në bordin drejtues. Kjo anije sipas Quotidianodipuglia.it shfaq pasoja të rrezikshme për sigurinë e detare.
Anija “Milton” do të qëndrojë e ankoruar në port deri në eliminimin e plotë të mangësive.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/