Infermieri në Spitalin e Elbasanit, Everest Duka, që u akuzua për abuzim seksual me pacienten e mitur, është lënë i lirë. Ndaj tij, Gjykata e Elbasanit vendosi detyrim paraqitje. Sipas gjykatës dhe prokurorisë, ndaj Dukës nuk janë gjetur prova që e fajësojnë për akuzën e ngritur nga nga 16-vjeçarja. Prandaj u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, deri sa të mbyllen hetimet rreth kësaj çështjeje.
Vajza rome, paciente në Sitalin e Elbasanit akuzoi infermierin se kishte tentuar të abuzonte me të. Ky pretendim nisi pasi vajza u kap nga babai i saj në FB duke biseduar me një burrë. Pasi i u tregoi prindërve versionin e saj, këta të fundit e denoncuan infermierin në Policinë e Elbasanit duke e vënë në pranga 29-vjeçarin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/