Diktatori Kim Jong-Un ndryshon orën, nga 15 gushti Korea e Veriut 30...

Diktatori Kim Jong-Un ndryshon orën, nga 15 gushti Korea e Veriut 30 minuta prapa

74
0
Shares

Lëvizja e rradhës e diktatorit Kim Jong-Un, është ndryshimi i orës për të dalë kundër atyre që e pushtuan Korenë e Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore. Korea e Veriut do të ndryshojë orën më 15 gusht duke e zhvendosur 30 minuta prapa. Lajmin e ka bërë të ditur agjensia shtetërore e lajmeve e cila thotë se ky ndryshim do të bëhet për të kujtuar çlirimin e vendit nga japonezët në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Kjo agjensi ka cituar zyrtarët që thonë se ky vendim pasqyron “besimin dhe vullnetin e patundur të personelit të shërbimit dhe të popullit korean në 70 vjetorin e çlirimit të Koresë”.
Vetë kjo agjensi deklaron: “Imperialistët e mallkuar japonezë e kanë privuar Korenë heroike nga ora e saj standarde duke e ndryshuar gjatë pushtimit”.
Ky ndryshim i orës në 30 minuta prapa mund të shkaktojë disa problematika në zonën industriale Kaesong në Korenë e Veriut, zonë kjo që administrohet nga të dyja Koretë.
Ora e Koresë është e njëjtë me orën e Koresë së Jigut dhe Japonisë, të cilët janë 7 orë para orës zyrtare të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY