VRASJA E ARTAN SANTOS/ Identifikohen dy autorët – zbulohen prova të reja

VRASJA E ARTAN SANTOS/ Identifikohen dy autorët – zbulohen prova të reja

251
0
Shares

Drejtësia për Artan Santon, bankierin që para një viti u vra në mënyrë demonstrative, duket se po ecën me hapa të sigurt, për të vërtetuar tezën se “vonon, por nuk harron”. Ditët e fundit, kryesisht në tavolinat ku oficerët e krimeve kalojnë pak kohë të lirë, janë shtuar zërat për identifikimin e dy djemve që shkrepën 6 plumba pistolete 26 qershorin e vitit që lamë pas, raporton gazeta “Shqip”.
Mjeshtëria e eliminimit profesional të Santos ka doza perfeksioni kur vjen puna te përgatitja e planit, skema e ndjekjes me motor dhe vrasja për pak sekonda me pistoletë me mulli, e cila nuk lë gëzhoja në vendngjarje. Por, siç konfirmojnë tezat e kriminologëve të njohur “një gjurmë gjithmonë mbetet”. Kjo gjurmë quhet barium, element kimik, pjesë përbërëse e plumbit (fishekut).
Dyshimet e fundit janë që kushërinjve nga Fushë-Kuqja, Klodian dhe Gazmir Gjozi, që u kapën nga policia, pak ditë pas vrasjes së Santos dhe që më pas u lanë të lirë nga gjykata, u është gjetur në duar ky element. Të njëjtat burime të Policisë së Shtetit, që bënë të ditura për gazetën “Shqip” zbulimin e provave të reja, shtojnë se grupi hetimor ka tashmë në duar material të zgjeruar edhe me përgjime telefonike apo ambientale, survejime, monitorime lëvizjesh, dëshmi, etj.
artan santo, vrasesitDosja voluminoze, përveç oficerëve të policisë, po përpunohet nga prokurorë dhe gjykatës. Një element befasues, që me ç’duket u ka dhënë shtysë hetimeve intensive është deklarata mjaft e drejtpërdrejtë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka implikuar si të akuzuar për vrasjen e Santos, Durim Bamin, ose Durin nga Fushë-Kruja (personin që sipas Tom Doshit, ishte porositur nga Ilir Meta që për 500 mijë euro të vriste dy deputetë).
Burimet policore, ndonëse me rezerva, pranojnë një “pakt të heshtur” të sistemit të drejtësisë, për të arritur në zbulimin e emrave të vrasësve të Santos. Kësisoj, lënia e lirë e kushërinjve Gjozi dhe “arresti shtëpiak” i Bamit, sipas këtyre burimeve, mund të jetë bërë për shkak të mbledhjes së provave të mjaftueshme, që do të përdoreshin në gjyq, si bisedat e mundshme mes tyre që më 26 qershor 2014 e deri në ditët e sotme. Gjykata çmoi asokohe, kur liroi kushërinjtë Gjozi se gjetja e faktorëve plotësues të qitjes në duart e Klodianit dhe Gazmirit nuk përbënte provë të mjaftueshme.
Ekspertët e Laboratorit të Policisë Shkencore insistonin në raportin e tyre se bariumi është element përbërës i fishekut dhe se nuk mund të merret gjatë saldimit apo shpërthimeve të guroreve, siç u argumentua gjatë gjyqit.
artan santo, i vrare2Nga ana tjetër, drejtori i Hetimit të Krimeve dhe njëkohësisht zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, i kontaktuar në rrugë telefonike nga gazeta “Shqip” siguron se policia është pranë zbulimit të autorëve.
“Hetimet kanë përparuar së tepërmi. Policia qendrore dhe ajo lokale kanë intensifikuar veprimet dhe mund të them se jemi pranë identifikimit të autorëve të vrasjes së Artan Santos”, thotë Çipa.
Më tej, burimet policore nuk lënë pa përmendur mbi 100 orë filmime të kamerave të policisë, bashkisë, institucioneve dhe ambienteve private, të cilat janë ekzaminuar këta muaj. Lëvizjet e motorit janë të dokumentuara, deri në çastin e humbjes së gjurmëve. Me dhjetëra dëshmi janë administruar në këtë dosje, ku më kryesorja është ajo e shoferit të Santos dhe personave që ishin pranë vendngjarjes ditën e vrasjes. Edhe dëshmia e një qytetari që pretendonte për një televizion se kishte dijeni për autorët me motor, gjithashtu është analizuar nga grupi hetimor.

Porositësit e vrasjes dhe motivet, ende hamendësime


artan santo, i vrare1Deri më tani, gjithçka e trajtuar nga ekspertët e policisë, prokurorisë dhe drejtësisë i përket aspektit ekzekutiv të vrasjes së Santos, ndërsa për elementët porositës të këtij eliminimi mafioz ende veçse mund të hamendësohet mes dhjetëra tezave që rreken drejt interesave ekonomike, mediatike, apo edhe politike.
Diku përflitet një kredi disa miliona euro nga persona që përfaqësojnë të tria interesat e lartpërmendura dhe diku tjetër diçka kuptohet me leximin përtej ndonjë deklarate zyrtare të policisë lidhur me këtë çështje, ka akuza dhe kundër-akuza dhe në fund shfaqen hamendësime për pjesëmarrjen e porositësve në varrim.
Artan Santo, 58 vjeç, u vra më 26 qershor 2014. Vrasja u krye në hyrjen në ambientet e bankës ‘Credins’, dhe dy vrasësit me motor nuk kanë devijuar fare rrugën, por kanë vazhduar drejt kryqëzimit që lidh Librin Universitar me Presidencën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY