Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tre akuza për dy motrat Kajtazi

06/08/2015
Tre akuza për dy motrat Kajtazi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një letër e pretenduar nga babai i dy vajzave që tentuan të helmojnë prindërit, i vunë flakën shtëpisë dhe i morën kursimet familjes Kajtazi do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen që shokoi opinionin publik në Durrës.
Sipas Hiqmet Kajtazit në letër shkruhej: “Hakun ta morëm. Shtëpinë ta dogjëm. Gocat s’ke për t’i parë”. Por burime nga policia e Durrësit thonë se një letër e tillë nuk është gjetur, pavarësisht pretendimit të babait të vajzave.
Të njëjtat burime saktësojnë se ka dyshime se vajzat mund të jenë larguar me dëshirë nga familja dhe të mos jenë detyruar nga dikush tjetër. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë mashtruar.
Nuk është hera e parë që Orialda 18 – vjeç dhe Klevisa 14 largohen nga banesa e tyre. Dy herë të tjera ato kanë qëndruar për disa ditë larg shtëpisë. Pasi kanë shpenzuar paratë që kishin me vetë dy vajzat janë kthyer serish në shtëpi.
Motrat Kajtazi sipas policisë së Durrësit kanë helmuar dhe dy herë të tjera babanë nënën dhe motrën e tyre të madhe. Por simptomat kanë qenë më të lehta dhe pas mjekimit ata kanë lënë spitalin. Herën e fundit prindërit e vajzave Kajtazi u sollën me urgjencë në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar. Ndërkaq policia thotë se vazhdon hetimet duke këqyrur  telefonat dhe rrjetet sociale të dy vajzave, për të provuar nëse janë mashtruar nga dikush.
Dy motrat adoleshente rezultojnë të zhdukura prej datës 15 korrik. Familjarët vendosën ta bëjnë publik rastin për shkak se policia dhe prokuroria e Durrësit nuk dinë vendndodhjen e tyre. Ato tashmë akuzohen për tentativë vrasjeje, djegie të shtëpisë dhe vjedhjen e një sasie parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.