Qeverisja Rama-Meta e korruptuar, vjedh taksat e doganat për vete, shkurtohen fondet...

Qeverisja Rama-Meta e korruptuar, vjedh taksat e doganat për vete, shkurtohen fondet për qytetarët

64
0
Shares

 

Përmes një postimi në FB, kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për vendimin që ka marrë qveria për të shkurtuar buxhetin e shtetit. Në reagimin e tij, Basha ka përmendur kategoritë që do e pësojnë nga shkurtimet e fondeve,  sepse sipas tij qeveria Rama-Meta  është e korruptuar që vjedh vetë taksat e doganat dhe shkurton fondet për qytetarët.
Në fund të muajit të kaluar, qeveria Rama  përmes një akti normativ shkurtoi buxhetin e shtetit me 16.3 miliardë lekë.
“Pa ju dridhur dora, Rama-Meta shkurtuan 960 milionë lekë (-74%) nga fondi i pagave për arsimtarët, mjekët, infermierët, ushtarakët, policët dhe të gjithë punonjësit e administratës publike.
Shkurtuan me 200 milionë lekë (-20%) asistencën për të papunët, ndërkohë që papunësia rritet përditë.
Shkurtuan me 2 miliardë lekë (-67%) kreditimin për energjinë, ndërkohë që ndërprerja e energjisë ka pllakosur vendin e në veçanti zonat turistike.
Shkurtuan me 2.67 miliardë lekë investimet në ujësjellës-kanalizime (-18%).
Shkurtuan me 1.3 miliardë lekë investimet në arsimin e mesëm. (-36%). Shkurtuan me 520 milionë lekë investimet në ujitje dhe kullim (-26%).
Shkurtuan me 1.79 miliardë lekë investimet në rrugë (8.7%).
Vjedhin taksat dhe doganat për vete dhe shkurtojnë fondet për qytetarët. Kjo është qeverisja e korruptuar Rama-Meta”,
shkruan Basha në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY