Një 32-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Lushnjes pasditen e sotme. Arbër Meto është viktima i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur një automjet e ka përplasur fort, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Aksidenti vdekjeprurës ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjes, në zonën e quajtur ndryshe tregu ushqimor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i aksidentiti me pasojë vdekjen e 32-vjeçarit është shpejtësia e automjetit që goditi biçikletën me të cilën udhëtonte viktima.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/