Policia italiane ka vënë në pranga shqiptarin e radhës, që jeton duke kryer vepra penale në shtetin fqinj. Mbrëmjen e së mërkurës karabinierët arrestuan një 24-vjeçar, për të cilin nuk jepet identiteti, por thuhet se ishte pjesë e një bande që kryente vjedhje në Itali
Mediat italiane shkruajnë se e gjitha filloi nga dyshimet për një makinë që transportonte sende të dyshimta ditët e fundit. Pas disa verifikimesh dhe kontrollesh, policia ka arrestuar njërin prej anëtarëve të bandës, pavarësisht se shqiptari kishte bërë rezistencë. Bashkë me të ishte edhe bashkëpunëtori shkruajnë mediat, por që ka arritur t’ia mbathë. Megjithatë thuhet se policia ka rënë në gjurmët e tij dhe po punon për ta vënë në pranga.
Pas bastisjes në dhomën e hotelit, ku të dy kishin qëndruar, policia ka zbuluar stoli ari, telefona celular, kompjuterë, të gjitha me një vlerë totale prej 20,000 euro.
Edhe makina të cilën e përdornin për të kryer vjedhjet, rezultoi e grabitur në Torino më 4 qershor. Ajo iu kthye pronarit të ligjshëm, shkruajnë mediat italaine.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/