Irak, militantët e ISIS ekzekutojnë 19 gra, refuzuan të kryenin marrëdhënie seksuale...

Irak, militantët e ISIS ekzekutojnë 19 gra, refuzuan të kryenin marrëdhënie seksuale me ta

65
0
Shares

Fanatikët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar 19 femra që refuzuan të kryenin marrëdhënie seksuale me ta, tha një zyrtar kurd.
Ai pohoi se gratë po mbaheshin peng në fortesën e Shtetit Islamik në Mosul të Irakut.
Ndërkohë një e dërguar i OKB-së që heton tregtinë e seksit të Shtetit Islamik tha se femrat atje tregtohen si fuçi nafte dhe njëra prej tyre mund të blihet nga 6 burra të ndryshëm.
Ajo gjithashtu verifikoi një dokument shqetësues të ISIS që sugjeronte që ekstremistët të shisnin gratë e fëmijët e krishterë të cilët kishin rrëmbyer.
Vajzat e moshës nga 1-9 vjeç kushtonin më shumë.
Militantët e ISIS rrëmbyen me qindra gra në qarkun Sinjar të Irakut verior. Disa gra që kanë arritur t’i shpëtojnë kthetrave të Shtetit Islamik kanë rrëfyer se ato detyroheshin të martoheshin me militantët që abuzonin me ta fizikisht e seksualisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY