FOTO/ Prefektin e Tiranës as Erion Veliaj nuk e përfill

FOTO/ Prefektin e Tiranës as Erion Veliaj nuk e përfill

192
0
Shares

Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi thirri sot në një tryezë drejtues e përfaqësues të drejtorive rajonale, nënprefektët e Kavajës e Rrogozhinës, drejtuesit e bashkive të reja. Ky takim ishte në kuadër të analizës së Komisionit të Planifikimit të Emergjencave.
Në tryezën e sotme të pranishëm duhet ishin drejtuesit e të tre bashkive Tiranë, Kamëz, Vorë. Por, kryebashkiakët e këtyre njësive vendore, kishin injoruar ftesën e Prefektit dhe kishin zgjedhur të përfaqësoheshin me zëvendësit e tyre.
komisioni i planifikimit sadi vorpsi (70)-1Ndërsa për bashkitë e Kamzës dhe Vorës mund të gjendet ndonjë justifikim, i tipit se të zgjedhurit e tyre janë përfaqësues të opozitës, e pashpjegueshme ishte mungesa e kryebashkiakut socialist të Tiranës Erion Veliaj. Në këtë takim, Veliaj kishte dërguar një nga katër nënkryetarët e tij, pikërisht Isuf Shehun e PDIU-së.
said vorpsi - erion veliajNë prezantimin e Erion Veliajt disa ditë më parë, prefekti Sadi Vorpsi nuk mungoi. Jo vetëm kaq, por ai përfitoi nga rasti të bënte edhe një fotografi me kryebashkiakun e ri. Por, Erion Veliaj, në të parën ftesë zyrtare të Prefektit të Tiranës, zgjedh ta injorojë atë, me mosvajtjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY