Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Atentati me minë ndaj emigrantit, autori pranoi “porosinë” për 10 mijë euro

06/08/2015
Atentati me minë ndaj emigrantit, autori pranoi “porosinë” për 10 mijë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

I arrestuari si autor për atentatin me eksploziv ndaj një emigranti në Tiranë, që u parandalua dy ditë më parë, ka pranuar se është paguar për të kryer vrasjen nga personi me inicialet Sh. P.
Juljan Shorja, që u arrestua të martën bashkë me të fejuarën e tij, Riviola Toma, ka dëshmuar para oficerëve të grupit hetimor se personi që tashmë është shpallur në kërkim e kishte paguar 10 mijë euro për eliminimin e personit me të cilin kishte konflikte të mbartura nga jashtë, raporton “Panorama”.
Burime nga grupi hetimor thonë se Shorja ka treguar edhe mekanizmin se si do ta kryente shpërthimin, por edhe pse ishte përzgjedhur e paguar ai për të bërë këtë atentat.
Në dëshminë e tij, 29-vjeçari ka deklaruar se, duke qenë se banonte afër “objektivit” të atentatit, por edhe e njihte, edhe pse në distancë, Sh. A. e kishte porositur që ta eliminonte. Në mënyrë që ngjarja të bëhej sa më e vështirë për t’u zbardhur, porositësi kishte kërkuar që atentati të bëhej me një minë të telekomanduar, e cila po përgatitej nga Shorja.
I arrestuari ka deklaruar se kishte studiuar të gjitha lëvizjet e tij dhe kur të gjente momentin e përshtatshëm, do t’i vendoste në makinë sasinë e përgatitur të eksplozivit.
Policia edhe dje u tregua e rezervuar për identitetin e emigrantit që dyshohet se do të vritej, por edhe të porositësve të atentatit ndaj tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.