ARTAN FUGA/ Përse na mungojnë miliarda lekë nga qesja e parave?

ARTAN FUGA/ Përse na mungojnë miliarda lekë nga qesja e parave?

81
0
Shares

“Morem vesh duke ikur me pushime, si nje shuplake pas qafe kur qethesh, se nga doganat dhe nga taksat na mungojne miliarda leke.
E dha media.
Ore a ka ndonje ekonomist ne media? Po te Instituti i Statistikave a ka ndonje financier?
Se nuk mjafton te japesh shifren totale, as te thuash ububu na mungojne leke…
Duhet analizuar ne hollesi, por mediat flene.
Me vjen keq sepse gazetaret e rinj dalin sot nga shkolla edhe me shume lende ekonomie dhe finance.
Mungojne leket nga doganat. Ne cfare mallrash te importuara eshte deficiti ne krahasim ta zeme me nje vit me pare?
Duhen pare zerat nje per nje.
Nese mungojne ato mallra ne treg dhe po te matet TVSH e munguar e ardhur nga mosshitja e tyre del se vjen andej, atehere kemi nje problem dhe jo dy.
Por, nese kemi deficite ne dogana ne disa zera dhe mungese mbledhje taksash ne sektore te tjere te ekonomise, atehere kemi dy probleme dhe jo nje me dy pamje te ndryshme. Po te kemi dy probleme atehere jemi drejt shkoqitjes administrative.
Pastaj duhet pare nese ka edhe ne qarkullimin e lekut deficite ne tregun e brendshem.
Nese ka atehere mund te supozohet se mosardhja e mallrave nga jashte eshte shoqeruar edhe me boshatisje te tregut te brendshem, pra edhe me pengesa ne qarkullimin e parase. Por, nese kjo nuk ka ndodhur, dhe sasia e shitje blerjeve ne tregun e brendshem nuk ka rene, mund te supozohet se mallart e pacdoganuara jane futur ilegalisht ne tregun e brendshem dhe parate e cdoganimit i ka fut dikush ne xhep.
Duhen pare se perse ka me pak te ardhura nga doganat. Se mos vlera financiare e mallrave te importuara eshte me e ulet sepse jane ulur cmimet e mallrave ne tregun boteror? Se neqofte keshtu atehere nuk ka faj njeri, ama nese nuk eshte keshtu atehere kjo pune le per te deshiruar.
Cfare jane mallrat qe nuk jane cdoganuar? Mallra konsumi apo mallra prodhimi??? Sepse duhet pare se mos tregu i brendshem ka zevendesuar nje pjese te mallrave te importuara ne rruge te zeze apo legjitime? A ka rritje te prodhimit te brendshem ne sektoret e mallrave qe figurojne te cdoganuara me pak? Nese po duhen te jene rritur te ardhurat nga tvsh e brendshme, kurse nese kjo nuk eshte rritur atehere njera nga te dyja, ose kemi prodhim ilegal, ose mallrat kane hyre ilegalisht dhe te pacdoganuara.
Mos ka rene vlefta e lekut ne krahasim me euron dhe dollarin? Nese po atehere porblemi eshte strukturor, nese jo atehere gjetiu fle lepuri dhe nuk ka te beje me kursin e shkembimit te lekut me monedhat e tjera.
A ka rene prodhimi i brendshem ose eksporti i produkteve shqiptare? Nese po ka shume mundesi qe nje prodhim ne renie kerkon me pak lende nga importi, kurse nese produkti i brendshem eshte ne rritje ne sektoret qe kerkon mbeshtetje nga importet atehere duhet menduar per ilegalitet hyrjesh mallrash.
Po magazinat e e tregtareve jane plot apo jane bosh sepse edhe ky eshte nje parameter qe na ndihmon te arsyetojme.
Do te ulet buxheti dhe shpenzimet e tij?
Nuk eshte zgjidhje fare kjo. Me mire merrni hua tjeter sesa ta perballoni krizen me ulje te shpenzimeve te buxhetit publik.
Dy rruge ka. Ose do te ulen shpenzimet e sherbimeve sociale dhe kriza do te ndihet afatagjate pra do te kete me shume te semure, njerez me shpejt te vdekur, me pak lindje, shqiptare me injorante e padije, konsum ilacesh edhe me te skaduara, etj.
Ose do te perkeqesohen kushtet e prodhimit dhe keshtu prodhimi dhe fuqia blerese do te bjere, tregtia do te bjere edhe me keq, dhe vitin tjeter do te kemi renie edhe me te madhe ne taksat e grumbulluara dhe ne te ardhurat nga dogana.
Ckoqitja do te vazhdoje, pra duhet ndalur.
Cfare kuptimi ka te kemi tarifa doganore ose taksa te larta kur ato nuk mblidhen? Mos valle nuk mblidhen sepse pikerisht jane shume te larta?
Se kjo do te thote qe disa nuk paguajne dhe ate qe nuk e paguajne mashtruesit e paguajne te ndershmit, cka do te thote se jemi ne nje ekonomi qe favorizon sektoret qe operohen nga tregtare dhe biznese te pandershme. Te ndershmit i krruset shpina nga barra e fiskut.
Duhet bere ky studim.
Do thoni ju, perse nuk e ben vete?
Kam vape…
Po nuk eshte puna ime mo… Ju e dini une s’e kam qejf punen vullnetare…”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY