Në nëntor do të mbahet në selinë e shenjtë në Vatikan takimi mbi familjen, por Papa Françesku ka konfirmuar këtë të mërkurë në 5 gusht se edhe të divorcuarit e rimartuar janë pjesë e kishës dhe nuk duhet trajtuar si jashtë komunitetit. Gjatë daljes së tij të përjavshme Papa Françesku ka thënë se pritja vëllazërore në dashuri dhe e vërteta janë të nevojshme për të rivënë një relacion të ri pas një zhgënjimi. Deklarimet e tij në lidhje me të divorcuarit janë pritur me duartrokitje në sallën e pritjeve Paul VI.
“Këta njerëz nuk janë jashtë komunitarë dhe nuk duhet absolutisht të trajtohen si të tillë. Ata janë pjesë e kishës”, ka deklaruar ai.
Ky qëndrim i Papës është i rëndësishëm pasi për kishën një martesë fetare nuk duhet të prishet. Gjithashtu sipas rregullave të kishës personat e rimartuar quheshin si jo besnike për bashkëshortin/en e parë. Kisha kishte të drejtë të nxirrte nga gjiri i saj atë që rimartohej. Deklarata e Papës duhet të zërë një vend të madh në takimin e Sinodës së nëntorit 2015 ku do flitet mbi familjen, pasi ka shumë anëtarë të kishës që nuk e pranojnë atë që tha Papa Françesku por ka edhe besimtare të shumtë që janë dakord me qëndrimin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/