TABELA/ Paaftësia për të mbledhur të ardhurat – qeveria fut veten në...

TABELA/ Paaftësia për të mbledhur të ardhurat – qeveria fut veten në dietë, shkurton 4 milionë dollarë shpenzimet

67
0
Shares

Shpenzimet në planin e rishikuar u ulën me 162 milionë dollarë dhe automatikisht kjo është reflektuar edhe në fondet e institucioneve të tjera. Shkurtimet në buxhet kanë prekur një pjesë të mirë të tyre dhe kryesisht bëhet fjalë për ministritë.
Kryeministri Edi Rama ka preferuar të nisë shkurtimet nga vetja. Presidentit të Republikës i është lënë i njëjti fond që kishte në planin fillestar, kurse Kryeministrisë i janë shkurtuar 4 milionë dollarë. Më pas, në listë është dhe Kuvendi, të cilit i janë shkurtuar vetëm 41 mijë dollarë.
Institucionet e pavarura në një pjesë të madhe kanë shpëtuar pa iu bërë asnjë shkurtim, duke iu lënë atyre fondin fillestar.
Edhe ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë ndryshim, duke mbetur e vetmja me diferencën zero. Kjo pasi fondet e kësaj ministrie, sidomos për pjesën e shpenzimeve ushtarake, janë të caktuara që në fillim të vitit me detaje edhe sipas kërkesave të NATO-s.
buxheti-i-institucioneve1Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është institucioni që është prekur më shumë nga shkurtimet. Fondi i saj është ulur me 66 milionë dollarë me planin e ri të qeverisë. E dyta në listë është Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Edmond Haxhinastos, së cilës i është shkurtuar fondi me 50 milionë dollarë. Ministritë e tjera me ulje 1 milion dollarë janë ajo e Zhvillimit Urban dhe ajo e Energjisë dhe Industrisë. Sakaq, ulje ka edhe për Ministrinë e Mjedisit, me 2 milionë dollarë.
Por jo të gjitha shkurtimet në buxhetin e përgjithshëm janë përkthyer në shkurtime për buxhetet e institucioneve të tyre. Një ndër to, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka pasur një rritje të fondit të parashikuar për të, me 10 milionë dollarë. Ministria e Brendshme e Tahirit ka pasur një rritje me 4 milionë dollarë, sipas planit të ri të miratuar. Rritje modeste ka edhe për Ministrinë e Bujqësisë, me 98 mijë dollarë, apo për Ministrinë e Jashtme, me 50 mijë dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY