Rinas, kthehen 25 azilkërkues shqiptarë, Gjermania u bllokon hyrjen në Schengen

Rinas, kthehen 25 azilkërkues shqiptarë, Gjermania u bllokon hyrjen në Schengen

54
0
Shares

Rinas, kthehen 25 azilkërkues shqiptarë; Gjermania u bllokon hyrjen në Schengen Kanë zbarkuar këtë pasdite në aeroportin e Rinasit 25 shtetas shqiptarë që kishin shkuar në Gjermani për të kërkuar azil.
Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare, sipas të cilave të gjithë personave në fjalë kërkesa u është refuzuar nga autoritetet gjermane, duke çuar në kthimin e tyre në vendlindje.
Nga burimet mësohet se 25 shtetasve në fjalë u është ndaluar hyrja në hapësirën Schengen për një periudhë 2-vjeçare.
Në fund të muajit të kaluar, të paktën 70 persona janë kthyer nga Gjermania, pas pesë muajsh qëndrim në kampet e azilantëve në pritje të azilit ekonomik.
Shumica e tyre, kryesisht të rinj, u kthyen me dëshirën e tyre pasi vunë re pamundësinë e fitimit të azilit në shtetin gjerman.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY