Presidenti Nishani bisedë telefonike me Teuta Arifin: Ngushëllime për jetët e humbura...

Presidenti Nishani bisedë telefonike me Teuta Arifin: Ngushëllime për jetët e humbura – solidaritet për situatën në Tetovë

112
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pati sot një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi së cilës i shprehu në emrin e tij personal dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë keqardhjen për situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet e ndodhura me pasojë humbjen e jetëve të disa qytetarëve si dhe dëme të shumta materiale.
Presidenti Nishani i përcolli Kryetares Arifi të gjithë solidaritetin njerëzor dhe institucional në përballimin e kësaj situate të rëndë.
Kreu i Shtetit shqiptar shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore dhe nënvizoi besimin e tij në angazhimin e plotë të autoriteteve vendore dhe qendrore për tejkalimin e të gjitha pasojave të krijuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY