Kreu i PDS-së Paskal Milo, në mënyrë të përsëritur është ankuar në media (tjetër kund nuk ka ku të ankohet), për mosrespektimin e radhës së marrëveshjes së radhës prej Edi Ramës si aleatë koalicioni.
Sipas tij, sjellja e Kryeministrit Rama është fare e ftohtë, ndërsa duke mos pretenduar ti prishë pushimet kryeministrit , ai shprehet se shtatori, kur do të rifillojë aktiviteti politik, do të jetë mundësia e fundit për të vënë në provë seriozitetin e Partisë Socialiste.
Më tepër se sa mospërfillja, Paskal Milo, jo pa ironi Milo shprehet i zemëruar me talljen dhe mosseriozitetin e aleatit më të madh, që i ka dhënë dy drejtori fiktive, “Albminiera”-n, një ndërmarrje që është duke u shkrirë si sh. a. dhe që nuk ka as buxhet dhe as të ardhura për të paguar punonjësit e saj, të cilët kanë pesë muaj pa rroga, si edhe një drejtor të INSIG-ut në Shkodër, që ka tre vartës dhe që është në proces privatizimi.
I zhgënjyer nga mashtrimi në dy zgjedhjet e fundit, Paskal Milo apelon ndaj mbajtjes së premtimeve të bëra nga Edi Rama për aleatët, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe zgjedhjeve vendore të 21 qershorit 2015. Këtë apel, Paskal Mili e bënë nëpërmjet medieve, sepse sipas tij tani nuk i hapin as telefonin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/