Themeluesi dhe kryetari i i OMONIA-s, Theodhori Bezhani, ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin Gjirokastër-Kakavijë në Jorgucat.
Mjeti me të cilin udhëtonte Theodhori Bezhani ka dalë nga rruga pranë Jorgucat dhe është aksidentuar.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetë kreu i OMONIA-s, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.
Uniformat blu ndërkaq kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...