Partia Demokratike ka denoncuar sot, atë që sipas saj është një sulm primitivi dhe agresion i deputetit ët PS-së, ndaj deputetit të PD-së Genc Pollo.
“Deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka ka sulmuar në mënyrë primitive, me fyerje rrugë e me tone banditësh deputetin Genc Pollo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka postuar në rrjetin social faktet e inkriminimit të tij. Partia Demokratike e dënon ashpër këtë agresion të pashembullt të deputetit të Edi Ramës, i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi”.
Sipas PD-së, deputeti socialist ka inkurajimin e Ramës në këtë sulm, ndërsa garanton se krimi në parlament e politik është në grahmat e tij të fundit me çuarjen në fund të procesit të dekriminalizimit.
“Sigurisht, i zgjedhuri i Partisë Socialiste ka bekimin e Edi Ramës për sulmet që bën ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe ai është përsëritës në këtë drejtim. Por këto janë grahmat e fundit të krimit në parlament e në politikë, pasi Partia Demokratike do ta çojë deri në fund procesin e dekriminalizimit me mbështetjen e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Akti rrugaçëror i deputetit të Ramës është një vërtetim më shumë për nevojën urgjente të pastrimit të politikës nga soji i Ndokës. Ai u përzgjodh nga shefi i tij për të sulmuar opozitën dhe po e mbyll karrierën e inkriminuar duke sulmuar opozitën”.
Për PD, “Ky është niveli banal ku e ka çuar parlamentin Edi Rama. Me njerëz që nuk njohin asnjë vlerë të demokracisë të debatit e fakteve, por njohin vetëm gjuhën e dhunës e të agresionit. Nuk e ndalon dot Edi Rama dekriminalizimin me kërcënime të tilla. Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë ta çojë deri në fund këtë proces jetik për vendin”.
Reagimi i PD-së, erdhi pas mesazhit fyes e kërcënus, që deputeti Ndoka i kishte bërë një shpërndarje të dosjes sëtij, nga Genc Pollo në “facebook”. Në mesazhin e tij, Ndoka, e këcënonte Pollon, duke shkruar “Mos u merr me mua o injorant, po ruaj familjen tënde”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/