Hardhuca e cila njihet me emrin ‘Yakka’ mund të mos njihet nga e gjithë bota, por ky zvarranik vendas i Australisë është duke shkaktuar probleme shumë të mëdha për një nga konglomeratet më të mëdha nga India.
Ditë më parë, një gjykatë federale në Sidnej të Australisë e ktheu prapa pa aprovim një kërkesë nga kompania Adani Group, kërkesë kjo për ndërtimin e njërës nga minierat më të mëdha të thëngjillit në botë. Aktivistët e ambientit kanë ngritur shqetësimet e tyre për ndikimin e projektit në hardhucën “Yakka’ dhe një specie tjetër ‘gjarpri ornamental’.
Kompania ‘Adani Group’ ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, duke u arsyetuar se ministri i mjedisit Greg Hunt e kishte aprovuar projektin e minierës gjatë vitit të kaluar, por arsyeja pse gjykata e kishte anuluar vendimin ishe për shkaqe teknike dhe administrative, duke arsyetuar se ministri Hunt nuk kishe pasur fakte të mjaftueshme kur e kishte marrë vendimin.
Departamenti i drejtësisë ka deklaruar se do të duhen 6 – 8 javë për të përgatitur dokumentet e nevojshme të cilat to t’i dërgohen ministrit Hunt në mënyrë që ai ta rishikojë vendimin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/