Elbasan, infermieri mohon akuzat e tentativës së përdhunimit, dyshime për sajesë dhe...

Elbasan, infermieri mohon akuzat e tentativës së përdhunimit, dyshime për sajesë dhe shantazh nga 16 vjeçarja

76
0
Shares

Infermieri Everest Duka, i cili u ndalua një ditë më parë nga Policia e Elbasanit ka mohuar akuzat e ngritura për ngacmim seksual ndaj pacientes 16-vjeçare që ndodhej e shtruar në pavijonin e nefrologjisë.
26-vjeçari i pyetur nga hetuesit e çështjes mësohet të ketë thënë se akuzat e ngritura në adresë të tij janë shpifje dhe historia është sajesë e bërë nga e ëma e vajzës rome.
Të njëjtin deklarim infermieri i ndaluar nga blutë e Elbasanit e ka bërë edhe gjatë përballjes me  16-vjeçaren, duke hedhur poshtë pretendimet e së miturës.
Mësohet se Prokuroria dhe Policia e Elbasanit po administrojnë një tjetër provë që mund të japë më shumë detaje mbi një njohje të mëparshme mes infermierit dhe pacientes 16-vjeçare.
Bëhet fjalë për një korrespondencë që 26-vjeçari dhe e mitura rome kanë pasur në rrjetin social Facebook  në datat 25 dhe 27 korrik.
Burime pranë grupit të hetuesve thonë se përmbajtja e bisedave ka qenë shantazhuese nga ana e minorenes, e cila që në moshën 13-vjeçare ishte e fejuar, por prej pak kohësh i fejuari i saj ishte larguar si azilant drejt Gjermanisë. Ajo mësohet t’i ketë kërkuar infermierit që të martohej me të, pasi kishte probleme me të fejuarin.
Ai që ka arritur të zbulojë i pari bisedat mes të miturës dhe infermierit ka qenë xhaxhai i saj. Kaq ka mjaftuar që e mitura të pohonte përpara familjarëve të saj historinë që sipas saj infermieri Everest Duka kishte tentuar ta përdhunonte.
Bazuar mbi dëshminë e të miturës një ditë më parë familjarët e saj denoncuan infermierin i cili u ndalua me akuzën “Marrëdhënie  seksuale me dhunë me të  mitur, të mbetur në tentativë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY