Gjykata e Apelit lë në burg Becchetin. Vendimi për të lënë në fuqi masën e Gjykatës së Shkallës së Parë “arrest me burg” për Francesco Becchettin u dha në seancën e sotme. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në ngarkim të tij dhe 4 personave të tjerë të dyshuar në këtë dosje një muaj e gjysmë pas lëshimit të urdhërsekuestros për kompanitë e Francesco Becchetti.
Në dosjen e prokurorisë, tashmë janë ngritur tre akuza për pronarin e “Agon Channel”: “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitim të paligjshëm të parave” dhe akuza e “pastrimit të parave”.
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë edhe për bashkëpunëtorin e Bechettit, Mauro De Renzi.
Për më shumë mund të lexoni…
/web/Apeli_le_ne_burg_bashkepunetorin_e_Becchetit_sot_jepet_masa_edhe_per_biznesmenin_italian_5658_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/