Të mashtrosh ISIS-in dhe të vjedhësh para nga militantët e Kalifatit. Një gjë të tillë e kanë bërë tre vajza çeçene që kanë mashtruar xhihadistët e ISIS. Gjithçka ka ndodhur duke përdorur të njëjtin kurth, rrjetet sociale, mes të cilave rekrutuesit fusnin në kurth vajzat e reja për t’ia lënë në dorë më pas ushtarëve të shtetit islamik.
Historia që ditët e fundit ka bërë xhiron e botës është transmetuar nga televizioni Russia Today.
Tre vajzat u njohën me tre xhihadistët duke u shtirur se kishin rënë në kurthin e rekrutimit të tyre, pikërisht në Çeçni ku mendohet se kanë dhe burimet kryesore për këto rekrutime.
Duke u propozuar si nuse të xhihadistëve të cilat dëshironin të shkonin në territoret e kontrolluara nga shteti islamik në Siri, ato u shtirën se kishin probleme financiare. Njëra prej tyre u bëri të qartë rekrutuesve se nuk kishin para për tu nisur dhe ky i fundit ra në kurth menjëherë duke i thënë se do t’i dërgonte 3300 dollarë. Shuma e duhur për të paguar tre bileta vetëm vajtje për në Siri. Pasi morën paratë vajzat mbyllën adresat e tyre në rrjetet sociale të bindura se xhihadistët nuk do të denonconin për të marrë sërish paratë e tyre.
Gjithsesi vajzat u arrestuan nga një njësi speciale e policisë çeçene e cila monitoron aktivitetin on-line të terroristëve, dhe aktualisht rrezikojnë deri në 6 vjet burg edhe pse brenda pak orësh për shumë persona ato u shndërruan në heroina. Njëra nga vajzat rrëfeu se në fund ishte tentuar të pranonte ofertën dhe të shkonte me të vërtetë në Siri. Vlerësohet se 10 për qind e luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar xhihadistëve janë femra.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/