Kthim masiv të azilkërkuesve shqiptarë nga Gjermania pritet gjatë muajit gusht.
Mësohet se 500 shqiptarë që kanë ikur në kërkim të azilit në këtë shtet do të rikthehen në atdhe deri në fund të muajit.
Pas avionit të parë të mbërritur javën e shkuar, në datën 5 gusht do të mbërrijnë në Shqipëri 100 azilantë të tjera.
Kthimi do të vijojë javën e ardhshme me dy avionë të tjerë,për t’u përmbyllur në ditët e fundit të gushtit.
Zëvendësministrja e brendshme Elona Gjebrea e ftuar në Ora News apeloi për kthim vullnetar të azilkërkuesve, për të evituar penalizimet që i mohojnë të drejtën për të udhëtuar për 5 vjet drejt vendeve të BE.
“Nuk ka iluzione për të marrë një azil. Nuk ka asnjë mundësi të kërkohet kjo lloj forme. Nëse ka një kthim vullnetar nuk do të ketë penalizime”, u shpreh Gjebrea.
Pas fluksit të lartë të qytetarëve që kërkonin azil në Gjermani, autoritetet forcuan masat për të frenuar dyndjen në kampet gjermane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/