LISTA/ Lokalet që tregtojnë akull jashtë kushteve higjieno-sanitare në të gjithë vendin

LISTA/ Lokalet që tregtojnë akull jashtë kushteve higjieno-sanitare në të gjithë vendin

92
0
Shares

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), duke filluar që nga dt. 13/07/2015, po kryen inspektimin e subjekteve prodhues, ruajtës dhe shpërndarës të akullit nëpër të gjitha qarqet e vendit.
Gjatë kësaj periudhe, degët përkatëse të ISHSH-së në qarqe, kryen inspektime në 403 subjekte prodhuese, ruajtës dhe shpërndarës të akullit në të gjithë vendin.
Gjatë procesit të inspektimit u morën 308 mostra akulli për analiza laboratorike, ku 79 prej tyre u gjetën pozitive për sa i përket ngarkesave mikrobike.
Pas riinspektimit dhe rimarrjes së mostrës në subjektet e inspektimit, u përsëritën analizat laboratorike për 79 mostrat e sipërpërmendura, dhe për 36 subjekte u morën masat administrative vendim-mbylljeje provizore për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të akullit (pezullim) dhe gjobë 500.000 lekë.
Ndërkohë, ISHSH-ja bën me dije se janë ende duke u analizuar mostrat e marra në subjektet e mëdha prodhuese, ruajtës dhe shpërndarës të akullit me qëllim shitjen e tij, dhe gjetjet e këtyre analizave do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

 

Lista e 36 lokaleve që nuk përmbushin kushtet higjieno-sanitare në tregtimin e akullit


Korçë
    Bar-Restorant “Cofiel”, Lagjja 3, Rr. “Avni Rustemi”, Gjergji Doku, NIPT L13824005S, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar “Shtëpia 1824”, Lagjja 3, Rr. “Mihal Grameno”, Jasni Stratobërdha, NIPT K74124003L, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar “Premier”, Lagjja 12, Blvd. “Shën Gjergji”, Nikolin Mano, NIPT L04103005I, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)


Dibër
    Bar-Kafe “Korabi”, Peshkopi, NIPT L06401703O, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Bestari”, Peshkopi, NIPT G36308788G, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Dhurata Duriçi”, Bulqizë, NIPT K76716437B, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Edmond Duriçi”, Bulqizë, NIPT K36309418N, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)


Elbasan
    Bar-Kafe “Piazza”, NIPT K31505545P (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Elvi”, NIPT K96908801Q (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)


Shkodër
    Bar-Restorant  “Piazza Park”,  (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Restorant “Simoni”, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-“Panorama”, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Restorant “Buna Park”, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)


Gjirokastër
    Restorant “ Zenelbi Targa”, NIPT L39009501A Tepelenë (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Valbona Jorgo”, NIPT L39005501F Tepelenë (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)


Durrës
    Bar-Restorant “Majestik”, Durrës (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Restorant “Bel Conte”, Durrës (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Restorant “ Espagna”, Durrës (pezullim masë administrative 500.000 lekë)


Tiranë
    Bar-Kafe “Relax”, NIPT L51403008R, Rr. Mustafa Matohiti, furnizohet nga linja e prodhimit me shumicë të akullit të z. Dhimitraq Talo, NIPT K91825010Q, me adresë Lanabregas Dajt, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Cassa Bar “, NIPT L1192502F, Rr. Mustafa Matohiti, furnizohet nga linja e prodhimit të akullit “Tropical Ice”, me adresë Rr. Shemsi Haka, Shkozë, (pranë Poligrafikut), (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Quo Vadis”, NIPT K31405023V, me adresë Rr. Ismail Qemali, i cili e prodhon akullin vetë, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Sky”, NIPT L32126014Q, me adrese Rr. Ibrahim Rugova, furnizohet nga linja e prodhimit të akullit “Ice Krystal”, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Capriccio”, NIPT K31526104O, me adresë Rr. Brigada VIII, i cili e prodhon akullin vetë, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Continental”, NIPT K61510013Ë, i cili e prodhon akullin vetë me ujë rrjeti, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Diamant”, NIPT L422220013F, me adresë Rr. Don Bosko, i cili e prodhon akullin vetë, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Restorant “Piazza”, NIPT K72211001N, me adresë Sheshi Harry Truman, furnizohet nga linja e prodhimit me shumicë të akullit të z. Dhimitraq Talo, NIPT K91825010Q, me adresë Lanabregas Dajt, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Aquaris”, NIPT K31422023O, me adresë Rr. Komuna e Parisit, i cili e prodhon akullin vetë, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Pylis”, NIPT L42311003P, me adresë Rr. Komuna e Parsit, furnizohet nga linja e prodhimit të akullit “Ice Krystal”, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)


Vlorë
    Bar-Kafe “Luan Dhimertika”, NIPT L47416504A, Delvinë, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Safinela Zani”, NIPT L16404501C, Delvinë, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Ndue Kodra”, NIPT L26603501E, Delvinë, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Jani Cara”, Delvinë, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Ben Mehmeti”, Delvinë, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    Bar-Kafe “Miri Hamiti”, NIPT K36306537K, Delvinë (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)


Lezhë
    Kompleksi “Rafaelo”, NIPT J22113003Q, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)
    “Blue Mare”, NIPT L 28014503P, (pezullim dhe masë administrative 500.000 lekë)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY