Krimet e Rënda i sekuestrojnë 10 milionë euro pasuri “Titit të Ukës”...

Krimet e Rënda i sekuestrojnë 10 milionë euro pasuri “Titit të Ukës” në Lezhë

52
0
Shares

Me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda dhe në bazë të ligjit “Antimafia”, togat e zeza sekuestruan pronat e biznesmenit të njohur në Lezhë Astrit Nimani i njohur si “Titi i Ukës”.
Sipas vendimit të Gjykatës, ish-anëtarit të këshillit bashkiak të Lezhës, Nimanit i janë bllokuar 3 pallate 13 katëshe dhe një hotel të njohur në plazhin e Shëngjinit. Kjo për shkak se pronari është arrestuar dhe ekstraduar drejt Italisë në vitin 2013 pasi është gjetur fajtor për akuzën e “trafikut të drogës” dhe evazionit fiskal ku është dënuar me 7 vite burg.
Ndaj Nimanit tashmë kanë nisur hetimet për pastrim të parave, pasi dyshohet se pronat e sekuestruara në Shëngjin kapin vlerën e investimit të 10 milionë eurove, që mendohet se janë siguruar nga trafiku i drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY