Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Drin. Polumbarët arritën të gjejnë trupin e A.K dhe më pas e kanë dërguar atë në morgun e Spitalit të Shkodrës për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
14-vjeçari A.K , nga lagjia Xhabiaj e Shkodrës u mbyt 4 ditë më parë në lumin Buna. Ai ishte duke u larë me shokët e tij në afërsi të urës së Baçallëkut ku është mbytur. A.K ka kërkuar ndihmë nga shokët e tij, por për shkak të rrymave të forta dhe ujit të ftohtë, shokët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
Vetëm pas katër ditësh kërkimesh intensive është bërë e mundur gjetja trupit të 14-vjeçarit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/