Sot është ekstraduar nga Roma 41-vjeçari Kelmend Bufazi, banues në Lushnje. Pas arrestimit të tij në Itali, Interpol Tirana dhe Interpol Roma finalizuan bashkëpunimin e tyre me ekstradimin e tij në Shqipëri.
Bufazi është dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Mashtrim”, pasi më 13 tetor të vitit 2007, në Dragot të Elbasanit, ai i ka blerë shtetasit R.D 139 krerë dele. Në praninë e dy personave të tjerë, K.Bufazi përgatiti një deklaratë me dorë për blerjen e gjedhëve. Por fillimisht ai i ka dhënë vetëm një shumë prej 200 mijë lekësh, ndërsa totali shumës që duhej të paguante ishte 1 milion e 150 mijë lekë. Ai i premtoi R.D se do ta shlyente pjesën tjetër të parave brenda datës 1 maj 2008, por ai nuk e shleu pjesën tjetër të detyrimit. Kështu, R.D ngriti kallëzim penal ndaj Kelmend Bufazit.
Kelmend Bufazi mashtroi jo vetëm R.D, por edhe dy shtetas të tjerë. Ai i ka marrë në vitin 2008 shtetasit V.P, po në Dragot 100 krerë dele duke shlyer vetëm një pjesë të detyrimit. Gjithashtu, Bufazi i ka marrë shtetasit F.A 41 krerë dele pa i shlyer asnjë pagesë.
Arrestimi i tij u bë i mundur në Romë të Italisë, ndërsa është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin prej 5 vite burg, nën akuzën e “Mashtrimi”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/