Policia e Tiranës ka arrestuar të hënën një 26-vjeçar, i cili duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e tij tip Benz, ka dalë jashtë rruge dhe ka përplasur në trotuar dy të moshuar.
Burime të policsë lokale, saktësuan se, u arrestua në flagrancë shtetasi Aleks Arriku, 26 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën Kamëz – Tiranë, duke dretjuar mjeti tip “Benz” me targë TR4048T, në gjendje të dehur, ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me një shtyllë elektrike në trotuar. Si pasojë kanë mbetur të aksidentuar shtetasit I. Sh., 73 vjeç, banues në Tiranë dhe bashkëshortja e tij N. Sh., 66 vjeç, banuese në Tiranë, të cilët ndodhet në SQU jashtë rrezikut për jetën. (Neni 290 e 291 i Kodit Penal).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/