Tiranë, del jashtë funksionimit stacioni i Bërxullës, rikthehen kufizimet e furnizimit...

Tiranë, del jashtë funksionimit stacioni i Bërxullës, rikthehen kufizimet e furnizimit me ujë

64
0
Shares

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të furnizimit në ujë në disa zona të kryeqytetit pë shkak të daljes jashtë funksionimit të stacionit të pompimit në Bërcullë. Banorët e kryeqytetit do të vuajnë mungesën e ujit në datat 3, 4 dhe 5 gusht nga ora 8:00-18:00. Sipas UKT, zonat që do të mbeten pa ujë do të jenë zona e Yzberishtit, Unaza e Re dhe rruga “3 Dëshmorët.
Sipas njoftimit të UKT, do të ketë ndërprerje në furnizim me ujë pasi OST do të kryejë remonte në stacionet e pompimit që janë jashtë funksionimit. UKT njoftoi se situata e furnizimit me ujë do të stabilizohet menjëhrë pasi të rikthehet energjia elektrike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY