Skandali me rimbursimin e ilaçeve, Roçi pranon fajësinë: Lekët i harxhova në...

Skandali me rimbursimin e ilaçeve, Roçi pranon fajësinë: Lekët i harxhova në bixhoz

71
0
Shares

Kanë përfunduar në lojërat e fatit 500 mijë eurot që u vodhën nga buxheti i shtetit në skandalin e barnave të rimbursueshme. Hysni Roçi, pronari i katër farmacive fiktive ka deklaruar se të gjitha paratë i ka lënë kazino dhe në pikat e basteve sportive. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, ai është përgjigjur se nuk ka asnjë lekë të vjedhur nga skema e mashtrimit të barnave.
Hysni Roçi është i vetmi që ndodhet pas hekurave, ndërsa në hetim nga Prokuroria e Tiranës janë edhe 8 persona të tjerë. Lidhur me paratë që u vodhën në skandalin e barnave, prokuroria ka kryer verifikime tek bankat e nivelit të dytë, dhe në llogaritë bankare të Hysni Roçit dhe njerëzve të tij të afërt nuk janë gjetur shuma parash të pajustifikuara.
Në ditët e ardhshme pritet që prokuroria t’i kërkojë informacion Agjensisë së Lojërave të Fatit, për të vërtetuar pretendimet e të akuzuarit.
Të njëjtat hetime po kryhen edhe në prokuroritë e rrethit Elbasan, Durrës, Fier dhe Vlorë, ku dyshohet se kryhej kjo skemë mashtrimi.
Skema e mashtrimit, e bërë publike në qershor në parlament nga ish-kryeministri Berisha, dyshohet t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm në disa milionë lekë. Lidhur me këtë skandal janë pyetur rreth 50 mjekë dhe farmacistë, të cilët kanë mohuar përfshirjen e tyre në  skemën mashtruese të barnave të rimbursueshme, ndërsa një raport nga Agjencia Anti-korrupsion në kryeministri tregon se pjesë e skemës në Tiranë ishin 47 farmaci dhe dyshohet se janë vjedhur rreth 1,5 miliardë lekë.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY