SKANDAL/ Tiranë, DAR data-base për bindjet politike të mësuesve

SKANDAL/ Tiranë, DAR data-base për bindjet politike të mësuesve

77
0
Shares

Partia Demokratike ka denoncuar sot, një e-mail, që u ka shkuar të paktën 76 shkollave të kryeqytetit, ku shefat e arsimit të DAR, Tiranë, u kërkojnë drejtuesve të shkollave, të bëjnë raport të plotë për punonjësit dhe për bindjet e tyre politike.
e-mail dar“Më 27 korrik, ka mbërritur në shkollat e Tiranës një porosi urgjente, ku i kërkohet drejtorëve që deri të nesërmen në orën 11, duhet të dërgojnë listën e stafit dhe përbri, thotë urdhri, bindjen politike për secilin.
Ky skandal paralajmëron fshesën e re që ka ndërmend të bëjë qeveria me mësuesit  përpara fillimit të vitit të ri arsimor.
Edi Rama kërkon të kapë kështu çdo segment të arsimit në vend, për ta mbushur me militantë. Ai i sheh shkollat si organizata të partisë ku meritojnë të jenë në punë vetëm militantët e tij.
Kjo është një goditje fatale që i jepet shkollave dhe mësimdhënies në vend, duke larguar mësues me përvojë e profesionistë dhe duke i zëvendësuar ata me vëzhgues, komisionerë e numërues të Partisë Socialiste.
Edi Rama dhe mercenarët e tij në arsim, do të mbajnë përgjegjësi për këtë dëm që po i sjellin shkollës dhe edukimit të fëmijëve tanë”, denoncoi në emër të PD-së, deputeti Luçiano Boçi.

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/DAR_Tirana_matrikulon_mesuesit_per_zgjedhje_2343_1.php

Si edhe …

/web/FOTO_Mesueset_e_Kamzes_mbushin_sallat_e_Gjicit_e_Veliajt_me_urdher_te_drejtoreshes_2889_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY