Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dy persona pasi , në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike “Kanabis”. Policia ka marrë informacione në rrugë oprative dhe pas kontollit të ushtruar në banesën e njërit prej të kërkuarve në fshatin Ninat të Sarandës, është gjetur sasia prej 3.23 kg kanabis.
Në kërkim janë shpallur shtetasit Besmir Sulo, 27 vjeç, në banesën e të cilit u gjet edhe lënda narkotike, si edhe shtetsi Erjon Sulo, 31 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, si edhe një armë gjahu ruse pa leje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/