Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu, i cilësuar si “balerini i akullt” nuk duket se është aq i akullt në praninë e të dashurës së tij 18 vjet më të re.
Kledi i cili është trajner i programit “Amici” të Maria De Filippi, po kalon ditë të nxehta vere…edhe në dashuri. Ai ka postuar në rrjete sociale foto me të dashurën e tij ku po kalon pushimet , ku duket se është mjaft i papërmbajtur.
Në foto duken qartë lojërat që ai bën me të dashurën e tij, ai luan me të në ujë dhe mbi gurë, qesh dhe e puth rrëmbimthi dhe shumë veprime të tjera, që të lënë të kuptosh se Kledi Kadiu po përjeton momente shumë të lumtura në krahët e të dashurës së tij të re që e bën të ndihet si fëmijë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/