Një grindje në një disko të Dhërmiut, ka përfunduar me viktimë një shtetas francez dhe shpalljen në kërkim të një shqiptari.
Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, bëjnë të ditur se një turist francez është dhunuar fizikisht në Dhërmi, ndërsa është shpallur në kërkim 31 vjeçari nga Shkodra, Tedi Neziri. Sipas policisë, i dhunuari fizikisht është francezi Jeremin Messer, 26 vjeç. Messer ka pësuar fraktura pas goditjes me grushte e gurë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neziri ka mundur ti shmanget arrestimit pasi ngjarja ka ndodhur në një disko në Dhërmi dhe policia ka mbërrit me vonesë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/