Berisha: Në 300 ditë u forcuan lidhjet e pushtetit me krimin, dështimet...

Berisha: Në 300 ditë u forcuan lidhjet e pushtetit me krimin, dështimet e qeverisë thirrje për revolucion demokratik

56
0
Shares

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp për të bërë oponencë mbi bilancin e qeverisë. Ai tha se dështimet e qeverisë janë thirrje për revolucion demokratik.
Ish-kryeministri Berisha, duke komentuar 300 ditët e qeverisë ka deklaruar se, në këtë periudhë ajo që ra më shumë në sy është pushteti i krimit dhe krimi në pushtet.
“Fakt për këtë është përplasja Doshi-Meta dhe fshehja e trafikantit të drogës në makinën e Mark Frrokut. Gjithashtu, u fsheh kërkesa e Belgjikës për ekstradimin e Mark Frrokut, i dënuar me 10 vjet për vrasje në Bruksel”, ka deklaruar Berisha.
Berisha duke veçuar ngjarjet më domethënëse akuzoi qeverinë se është përfshirë në largimin e Arben Frrokut nga Shqipëria për t’i shpëtuar dënimit me burg. Ai tha se Frroku mund fshihet në Kubë.
Ish-kryetari i PD ka vlerësuar gjithashtu se, shkelja flagrante e marrëveshjes së dekriminalizimit dhe mbrojtja po flagrante që sipas tij qeveria u bëri kandidatëve me rekorde kriminale në zgjedhjet lokale sollën pasoja shumë të rënda.
“Prezantimi i raportit të DASH ka ardhur pas përpjekjeve që ambasadori amerikan në Tiranë ka bërë për t’i hapur rrugë procesit të dekriminalizimit, në interes të qytetarëve shqiptarë. Edhe ambasadorë të tjerë të vendeve mike kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, ka thënë Berisha.
Më tej Berisha ka akuzuar qeverinë edhe për dështim në aspektin ekonomik, duke iu referuar këtu largimit të FMN-së nga vendi.
“Ekonomia është në pikiatë, ndërsa Edi Rama u flet shqiptarëve për suksese imagjinare”, ka shtuar Berisha.
Duke komentuar shifrat e publikuara nga qeveria Rama për punësimin gjatë 300 ditëve të fundit, Berisha tha se shifrat nuk janë aspak të vërteta dhe se nuk tregojnë vendet e reja të punës. Ish-kryeministri tha se kemi të bëjmë me “shitje të sigurimeve shëndetësore” që nga qeveria cilësohen si punësime të reja.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek largimi masiv i shqiptarëve në drejtim të vendeve perëndimore me qëllim marrjen e statusit të azilantit. Sipas tij, eksodi është një “punë e qeverisë” pasi qytetarët janë larguar pasi u janë shkelur të drejtat. Duke komentuar arritjet e qeverisë nga marrje e pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2013, Berisha u shpreh se nuk është realizuar asnjë projekt infrastrukturor. Berisha tha se arritjet e vetme të qeverisë janë ndërtimi i tre shatërvanëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY