Bashkia e Tiranës dhe qeveria, garë për plane zhvillimi në letër

Bashkia e Tiranës dhe qeveria, garë për plane zhvillimi në letër

63
0
Shares

Bashkia e Tiranës dhe  Ministria e Zhvillimit Urban nënshkruan pak ditë më parë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon hartimin e një plani të ri zhvillimor që i përgjigjet territorit aktual të Tiranës me 24 njësi të reja administrative. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.
Si edhe herë tjetër në të tilla raste, nënshkruesit nuk lanë pa vënë në dukje rëndësinë që ka për kryeqytetin pasja e një plani të mirëfilltë zhvillimor, duke qenë se Bashkia e Tiranës është zgjeruar në territorin e saj, apo për erën e re në marrëdhëniet bashki-qeveri, produkt i së cilës do jetë dhe hartimi i këtij plani të ri zhvillimor.
Por pak ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, mësohet se, nga padia e ministres Gjermeni, apo nga padia e ish-ministrit Veliaj, në projektet e qeverisë është një tjetër plan zhvillimi, por jo vetëm për Tiranën, por për Tiranën e Durrësin së bashku.
Sipas një dokumenti të Ministrisë së Zhvillimit Urban që do të konsultohet gjatë këtij viti dhe me shumë gjasa, i harruar se ekziston nga ministrja e Eglantina Gjermeni, mësohet se qeveria ka vendosur që t’i trajtojë Tiranën dhe Durrësin me një plan të përbashkët zhvillimi. Bëhet fjalë për pjesën e zonës ekonomike që ndodhet nga Unaza e Madhe e Tiranës deri në Unazën e Durrësit.
E gjithë kjo hapësirë do të ketë një plan të veçantë që “duhet të drejtojë zhvillimin e territorit si një vizion në bashkëpunim midis NJQV-ve për të shmangur vazhdimin e ndërtimit pa kritere dhe të pakontrolluar, si dhe për një bashkëpunim më të ngushtë në strategjitë e ekonomisë, turizmit, infrastrukturës, bujqësisë dhe mjedisit”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Zhvillimit Urban.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes Veliaj – Gjermeni, dhe pas zbulimit të një dokumenti të qeverisë, mbetet të saktësohet se bëhet fjalë për një garë të shfrenuar “planesh zhvillimi”, apo për një plan të vetëm të qeverisë apo bashkisë) dhe për tjetrin në letër (të qeveris apo bashkisë).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY