VIDEO/ Itali, prangosen gjatë shkëmbimit të 36 kg heroine, në pranga 2...

VIDEO/ Itali, prangosen gjatë shkëmbimit të 36 kg heroine, në pranga 2 shqiptarë dhe 1 bullgar

101
0
Shares

Policia e qytetit të Milanos ka arrestuar tre trafikantë droge, shqiptarët Shahin Isufi 28 vjeç, Florian Lani 39 vjeç dhe nënshtetasin bullgar Ivan Penchev 26 vjeç.
Në momentin e arrestimit ata po transportonin 36 kg heroinë me një vlerë tregu që kapërcen 2 milion euro.
Korrieri bullgar po i dorëzonte këtë sasi droge, dy trafikantëve shqiptarë rezidentë në qytetin e Milanos.
Heroina ishte e fshehur në automjetet me të cilat tre trafikantët udhëtonin, të tipit “Citroen C5” e “Fiat Croma”.
Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli rutinë të autoriteteve të policisë së qytetit të Milanos për të garantuar sigurinë e rendin e qytetit në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “Expo 2015”.
Droga ishte e fshehur në disa pjesë të autoveturave të modifikuara enkas për trafikimin e lëndëve narkotike.
Në parakolpet e njërës prej makinave lënda ishte pozicionuar në tuba cilindrikë që mund të fshihnin deri më 130 mijë doza.
Ndërsa në automjetin tjetër heroina ishte e fshehur në brendësi të autoradios, e cila bllokohej me anë të kombinimit të një komande të lidhur me kroskotin e makinës.
Automjetet “ Citroen C5” me targë të huaj e “Fiat Croma” me targë italiane rezultojnë në pronësi të personave të tjerë ndaj të cilëve policia italiane po heton ende.
Gjithashtu në kontrollin e bërë në një nga apartamentet e banimit të njëri prej shqiptarëve u gjetën 100 kg kafeinë e paracetamol si lëndë përdoruese në përzierjen e dozave të drogës, një laborator i vogël për përgatitjen e paketimin e lëndës narkotike si dhe 80 mijë euro para të thata.

Për të parë videon klikoni këtu …

https://www.youtube.com/watch?v=IUbj50LvSbs 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY