Pesë vëllezër akuzohen nga Policia e Tiranës për trafik droge. Gjatë një operacioni të zhvilluar pasditen e së shtunës në zonën e Paskuqanit, policia ka mundur të sekuestrojë rreth 1 kg heroinë dhe rreth 1 kg hashash të paketuar gati për shitje, shkruan Panorama.
Operacionin i policisë po zhvillohet nga forcat e Antidrogës dhe Komisariatit Nr. 5 në Tiranë.
Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, në shtëpinë e pesë vëllezërve Përparim, Dashamir, Fation, Et’hem dhe Ilir Llami është sekuestruar edhe një granatë dore dhe disa fishekë.
Aktualisht, po vijojnë hetimet për kapjen e personave të akuzuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/