Shkëlzen Berisha: Rri dot pa gënjyer një ditë të vetme Erion Velaj....

Shkëlzen Berisha: Rri dot pa gënjyer një ditë të vetme Erion Velaj. Florenc Hoxha: Ata te “Ushtari Panjohur”, duhet të shesin fiq

278
0
Shares

Edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ironizuar ditën e parë të punës së kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erion Velaij.
Sipas Shkëlzen Berishës, që në ditën e parë Veliaj ka nisur punën si mashtrues.
“Dita e parë e punës si mashtrues. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Zogu i Ramës e nisi ditën e parë të punës duke mashtruar qytetarët sesi ai zgjohet shumë herët në mëngjes dhe pasi ecën 5 km në këmbë (stacioni më i afërt i autobusit nga banesa e tij në Kodrën e Diellit) pret në radhë të vijë urbani për ta çuar atë në bashki, ndërsa pjesën tjetër të pasagjerëve të papunë tek ‘Ushtari i Panjohur’”
Sipas Shkëlzen Berishës, kjo “Është e njëjta fabul që na serviri disa muaj më parë, me dhëndrin që u martua të dielën dhe shkoi në punë të hënën. Por njëlloj si dje kur mediat nxorën mashtrimin me kasetat e incizuara javë më parë edhe sot Audi i tij luksoz i nxori bojën urbanit të të papunëve”.
“Pyetja e vetme që të ngelet në mendje është: A rri dot ky njeri një ditë të vetme vetvetja pa gënjyer e pa u shtirë?…”, përfundon ai statusin në Facebook.
Komentin e parë të këtij statusi Shkëlzeni e ka bërë Florenc Hoxha, ish-kreu i INUV. Hoxha vijon me ironi duke thënë se, “Prit javën e ardhshme kur të marrë shportën me fiq dhe t’ju a shpërndajë të papunëve tek ‘Ushtari i Panjohur’ dhe ti sugjerojë atyre që të dalin të shesin fiq”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY