Një familje nga Florida e SHBA ka zbuluar flotën spanjolle të mbytur në vitin 1715 në Atlantik. Familja Shmit, e përbërë nga prindërit, djali me të shoqen dhe vajza e tyre, kanë ndërrmarë aveturën në bordin e anijes së tye. Prej vitesh ata ishin vënë në ndjekje të thesareve dhe në bordin e anijeve kanë gjetur objekte ari me vlera më shumë se 1 milionë dollarë.
Mes objekteve të çmuara u gjetën edhe 51 monedha ari si edhe një zinxhir 12 metra i larë në ar. Objektet u zbuluan në thellësinë 4 metra e gjysmë në Fort Pierce, rreth 210 kilomentra larg Miamit.
Thesari u gjet në 300 vjetorin e mbytjes së flotës me 11 anije spanjolle më 1715, të cilat u mbytën për shkak të një uragani në brigjet e Floridës teksa po lundronin nga Havana në Spanjë.
Sipas historianëve, flota transportonte një thesar që sot vlen 400 milionë dollarë, nga të cilat janë rikuperuar vetëm objekte me vlerë 175 milion dollarë.
Shteti Floridës ka të drejtë të përfitojë 20% të vlerës së thesarit që do të ekspozohet në muze, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet me kompaninë që ka të drejtën e kërkimit dhe zbuluesve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/