Sot Hëna Blu, çfarë përcakton për lidhjet dashurore dhe bashkëshortore

Sot Hëna Blu, çfarë përcakton për lidhjet dashurore dhe bashkëshortore

1248
0
Shares

“Ky muaj për ne do të thotë përfundimisht marrje e vendimeve, të cilat i kemi lënë për më vonë. Tani vijnë shanset të cilat ndodhin vetëm një herë në jetë. Tani ndodhin ngjarjet vendimtare në jetët tona. Venera është planet i dashurisë, ndërkaq ajo tani e bashkuar me Hënën do të ndikojë në situatat e dashurisë. Madje jo çfarëdo qofshin ato. Tani do të ndodhin dashuritë e mundshme një herë në jetë”, thonë astrologët.
Sot në qiell do të shfaqet Hëna e Plotë Blu, e cila këtë herë do të jetë në shenjë të Ujorit, transmeton Telegrafi. Termi Hënë e Kaltër përdoret kur brenda një muaji dy herë në qiell shfaqet e plotë Hëna Blu. Për herë të parë kjo Hënë është shfaqur më 1 korrik në shenjën e Bricjapit.
Këtë fenomen do ta shohim edhe në vitin 2018. Astrologët thonë që ky është fundi i sfidave dhe i leksioneve, të cilat kanë filluar në vitin 2012.
Energjinë Hënës Blu ia shton Venera retrograde. Kjo është ngjarje kozmike pa precedent, muaji i vërtetë i tranzicionit.
Astrologët konsiderojnë që shfaqja e Hënës së Kaltër është moment i zbulimit dhe i zgjidhjes së shumë problemeve. Në të vërtetë, konsiderohet që ata të cilët kanë dyshime bashkëshortore apo dyshime të lidhjeve dashurore, tani mund të vendosin që t’u japin fund, ndërsa beqarët mund të presin të fillojnë lidhje të re.
Ata thonë që nuk ekziston kohë e përsosur që të bëhet diçka, mirëpo ky është momenti shumë i mirë.
Disa rrethana ndodhin vetëm njëherë – kur në qiell shfaqet Hëna Blu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY