PLATFORMA PËR DEKRIMINALIZIMIN/ PD propozon test droge për zyrtarët e lartë shtetëror

PLATFORMA PËR DEKRIMINALIZIMIN/ PD propozon test droge për zyrtarët e lartë shtetëror

62
0
Shares

PD ka propozuar sot platformën për dekriminalizimin.
Sipas Oerd Bylykbashit, PD propozon ndryshime kushtetuese dhe ligjore për ndërprerjen e mandateve të personave me të shkuar kriminale, paketa garanton që personat me të shkuar kriminale të mos futen në parlament dhe në administratë
“PD propozon testin e drogës”, për zyrtarët e lartë shtetëror, sanksionoi Bylykbashi.
“Modeli  italian do ti përshtatet  kushteve të vështira shqiptare”, shtoi deputeti i PD-së.

Deklarata e plotë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi
“Jam sot këtu për të shpallur para publikut platformën për dekriminalizimin e parlamentit, pushtetit vendor dhe organeve të administratës bazuar mbi raportin e Komisionit të Venecias.
Partia Demokratike propozon ndryshime kushtetuese dhe ligjore për ndërprerjen e menjëhershme të mandateve të deputetëve dhe zyrtarëve me të shkuar kriminale‎ në Shqipëri apo jashtë saj dhe ndalimin e zgjedhjes apo emërimit të këtyre personave në të ardhmen.
Partia Demokratike propozon që ndalimet kushtetuese dhe ligjore të përfshijnë personat që kanë llogari të hapura me drejtësinë e vendeve te tjera. Do të ndalohen të kandidojnë apo të mbajnë funksione publike të gjithë personat të cilët janë në procese hetimi apo gjykimi në vendet e tjera, janë në kërkim ndërkombëtar apo janë dëbuar nga vendet e Bashkimit Europian apo shtete të tjera në lidhje me kryerjen e krimeve të rënda në ato vende.
Paketa e dispozitave që do të propozojë Partia Demokratike garanton që personat me rekorde kriminale që përdorin identitet të ndryshuar, të dyfishtë apo të shumëfishtë, të mos futen në parlament apo në organet e tjera të pushtetit. Për këtë do të verifikohen shenjat e gishtërinjve.
Shqiptarët meritojnë të kenë të zgjedhur dhe zyrtarë publikë me integritet dhe në nivelin më të lartë etik‎. Në përputhje me praktika të konsoliduara të vendeve demokratike si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Partia Demokratike propozon testin e drogës për zyrtarët e lartë.
Kjo platformë që i paraqitet sot publikut dhe komisionit parlamentar për dekriminalizimin do të shërbejë për hartimin e ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese duke filluar nga nisja e sesionit të ri parlamentar, bazuar në modelet me të mira e më të forta euro-amerikane.
Ligji italian i njohur si Ligji Severino do të jetë boshti i këtij propozimi. Por ky model do t’i përshtatet situatës dhe kontekstit të rënduar shqiptar të gradimit me pushtet të personave me rekorde të tmerrshme kriminale që i kanë shpëtuar dënimeve për shkak të dëbimit dhe deportimit për në Shqipëri.
Dekriminalizimi është shprehje vullneti politik. Ky vullnet mbështet çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor dhe zbatimin e tyre. Çdo përpjekje për të zbutur apo zvarritur dispozitat që do të propozohen siç ka bërë deri më sot qeveria, është derë e hapur për kriminelët. Kjo është kundër interesit publik dhe kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.
Shqiptarët nuk meritojnë një tjetër raport ndërkombëtar që konstaton praninë e kriminelëve në parlament, pushtet vendor apo administratë.‎ Kjo Platformë ia heq këtë njollë turpi shqiptarëve”.

Platforma e PD-së për Dekriminalizimin e Kuvendit, Institucioneve dhe Administratës Publike
 
Kapja e pushtetit publik nga krimi nepermjet perfshirjes se individeve me rekorde te renda kriminale nga partite politike ne kandidaturat dhe zgjedhjen e tyre ne Kuvend apo pushtetin vendor si dhe nepermjet emerimit ne funksione te larta apo funksione kyçe të administrates publike dhe organeve ligjzbatuese, perben një shqetesim te thelle te opinionit publik. Ky fenomen i renduar pas zgjedhjeve te 2013, perben nje kercenim te rende per integritetin dhe funksionimin e demokracise dhe institucioneve demokratike.
Per kete arsye, ne vijim të veprimit politik të Partisë Demokratike në perballjen e ketij fenomeni të rende dhe me qellim zgjidhjen e problemit, Parlamenti Europian angazhoi përfaqesues të larte te cilet propozuan në dhjetor 2014 parimet mbi te cilat Kuvendi miratoi me 24 dhjetor 2014 një rezolute ku pikë kryesore është dekriminalizimi i Kuvendit dhe administratës publike.
Raporti i DASH i vitit 2015 për Trafikimin e Qenieve Njerezore shprehet se “Nje anetar i Parlamentit ka qene me pare i denuar per krime te lidhura me trafikimin”. Ambasada e SHBA “vlereson si të turpshme qe ka një anetar të parlamentit shqiptar me denime per trafikimin e njerezve. Shqiptarët kanë të drejte te kene perfaqeues te zgjedhur me dinjitet dhe standarte te larta etike, jo kriminele.”
Në perputhje me Rezoluten e dates 24.12.2014 te Kuvendit te Shqiperise dhe interesin e larte publik ne lidhje me dekriminalizimin e parlamentit dhe administrates publike, Partia Demokratike parashtron kete platforme per dekriminalizimin:


Qellim i platformes eshte dekriminalizimi i organeve te zgjedhura, institucioneve te pavarura si dhe i administrates publike, si dhe mbrojtja ne te ardhmen i funksionimit demokratik dhe ligjor te ketyre organeve dhe ne pergjithesi, i sistemit demokratik, ne perputhje me standardet nderkombetare apo praktikat e vendosura nga shtetet e Keshillit te Europes apo shtete te tjera demokratike, nepermjet largimit nga keto organe apo pengimi i zgjedhjes apo emerimit i personave me rekorde kriminale.
Ky qellim do te permbushet duke parandaluar zgjedhjen apo emerimin ne kushtet e ekzistences objektive të shkaqeve qe cenojne figuren e zyrtarit apo besimin e publikut ne funksionimin e organit ku zyrtari eshte zgjedhur apo emeruar, dhe sipas rastit, pezullimin nga ushtrimi i detyres apo largimin nga funksioni.
Zgjedhja apo emerimi ne nje funksion publik, perkrah rasteve kur perben nje te drejte themelore, perben ne te njejten kohe nje interes te larte publik per funksionimin e shoqerise demokratike, mireqeverisjen dhe ruajtjen e integritetit dhe transparences ne funksionimin e organeve te larta vendimmarrese. Kushtetuta lejon kufizimin me ligj te te drejtave themelore per nje interes publik, dhe qe nuk cenon thelbin e te drejtes. Te njejtin qendrim mban GjEDNj. Në këtë aspekt, kufizimi mund te parashikoje jo vetem kufizim te te drejtes per tu zgjedhur por edhe te te drejtes se votes ne raste te caktuara.
Kufizimi me ligj, per nje arsye legjitime te demonstrueshme qarte dhe ne proporcion me kete qellim, i te drejtave te caktuara politike perfshire atyre zgjedhore, eshte i pranueshem ne nje shoqeri demokratike si nje mase qe synon mbrojtjen e sistemit dhe vlerave demokratike dhe institucioneve perkatese nga influenca ne perzgjedhjen e zyrtareve, politikeberje dhe vendimmarrje. Nje kufizim I tille eshte ne perputhje me Kushtetuten e Shqiperise, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, jurisprudence e Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut, doktrinen e perpunuar nga Keshilli i Venecias dhe praktiken me te mire europiane dhe boterore.
Keto kufizime, si ne rastin e ndalimit te nje personi per te zgjedhur, per t’u zgjedhur apo emeruar ne nje funksion, ashtu edhe kur nje zyrtari duhet t’i nderpritet ushtimi i funksionit duhen parashikuar ne legjislacionin kushtetues dhe legjislacionin tjeter si masa per mbrojtjen e organeve perkatese nga influenca kriminale ne politikeberjen dhe vendimmarrjen e ketyre organeve. Nje kufizim i tille, posaçërisht i te drejtes per t’u zgjedhur nuk parashikohet si një sanksion penal apo administrativ por një mase per mbrojtjen e organit. Masa të tilla parashikohen aktualisht nga kushtetuta siç eshte rasti i perfundimit të mandatit te deputetit kur konstatohet perfitimi i fondeve publike gjate mandatit apo shkarkimi i të zgjedhurve vendore nga Këshilli i Ministrave per shelje te ligjit.
Deputeti, ministri, dhe drejtuesit apo anëtarët e institucioneve të tjera kushtetuese dhe të krijuara me ligj janë mbajtës të besimit publik. Kryerja e nje vepre penale apo përfshirja serioze në nje veper te rende penale nga nje funksionar i zgjedhur apo i emeruar, cenon ne themel besimin publik mbi institucionet shtetërore. Besimi publik me te cilin vishet nje zyrtar dhe interesi publik per funksionimin demokratik te institucioneve cenohen edhe kur vepra penale eshte kryer nga personi qe kerkon te marre apo ka marre funksionin publik para zgjedhjes apo emerimit. Sa me e rende te jete shkelja, aq me i rende eshte cenimi e per rrjedhoje, ne proporcion me to duhet te jete edhe masa mbrojtese per organin perkates.
Rendesine e integritetit dhe mirebesimit ne ushtrimin e funksioneve publike te larta e demonstron qarte formula e betimit parlamentar i cili eshte parakusht per fillimin e ushtrimit te mandatit, ashtu si edhe formula te tjera betimi te funksionareve te organeve te tjera.


Rregullorja e Kuvendit – formula e betimit te deputetit:
“Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.”


Kushtetuta – formula e betimit te Presidentit:
“Betohem se do t’i bindem Kushtetutes dhe ligjeve te vendit, do te respektoj te drejtat dhe lirite e shtetasve, do te mbroj pavaresine e Republikes se Shqiperise dhe do t’i sherbej interesit te pergjithshem dhe perparimit te Popullit Shqiptar”


Kodi Zgjedhor – formula e betimit te anetarit te KQZ-se:
“Betohem në nderin tim se do të angazhohem me të gjitha forcat e mia për realizimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike në Republikën e Shqipërisë, do të siguroj dhe do të mbroj integritetin dhe fshehtësinë e votës, do të ruaj paanësinë në kryerjen e detyrës si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të tregojë profesionalizëm në kryerjen e saj”



Objektiv i platformes
eshte hartimi dhe miratimi i instrumentave kushtetues dhe ligjore per verifikimin, idetifikimin dhe largimin nga funksioni, i deputetit, i te zgjedhurit vendor dhe çdo funksion tjeter te emeruar nga parlamenti ne institucione kushtetuese, te krijuara me ligj, nga sherbimi civil dhe administrata publike ne nivel qendror dhe vendor, si dhe pengimin e zgjedhjes apo emërimit ne këto funksione ne te ardhmen te personave qe kane kryer vepra penale te cilat kane cenuar apo cenojne besimin publik tek ushtruesit e funksioneve te zgjedhura apo emeruara.
Objektivi afatshkurter: largimi nga parlamenti, organet e qeverisjes vendore, institucionet dhe administrata publike i zyrtareve qe mbajne dhe ushtrojne nje mandat apo funksion te zgjedhur apo te emeruar dhe qe rezultojne te kene rekorde te renda kriminale sipas percaktimeve ligjore.
Objektivi afatgjate: pengimi i zgjedhjes apo emerimit ne organet e zgjedhura apo te emeruara dhe ne administrate, ne qender apo ne pushtet vendor, i personave qe kane rekorde te renda kriminale brenda Shqiperise apo ne çdo vend tjeter te botes.


Instrumentat kushtetues dhe ligjore do te synojne vendosjen e rregullave me te ashpra per dekriminalizimin, bazuar ne praktiken legjislative me te spikatur europiane dhe boterore (Itali, Mbreteri e Bashkuar, SHBA, Australi etj) ne perputhje me jurisprudencen e GjEDNj, me qellim perballjen sa me efikase dhe trajtimin me te thelle te situates se paprecedent te kriminalizimit te organeve te zgjedhura, funksioneve te emeruara dhe administrates ne Shqiperi.
Veprat penale qe do te perbejne shtyllen e platformes jane veprat penale qe perbejne krim te rende ne perputhje me percaktimet e Konventes se Palermos e OKB-se e vitit 2000, duke nisur me krimin e organizuar, si dhe veprat qe cenojne rende autoritetin e shtetit si dhe besimin publik, ku perfshihen veprat korruptive dhe ato te lidhura me zgjedhjet. Ndalimi do te perfshije edhe kategori me pak te rrezikshme veprash penale por qe gjithesesi jane te nje natyre te rende apo kur denimet e dhena per to jane te renda.
Per raste te krimeve me rrezikshmeri shume te larte shoqerore por do vendosen norma qe pengojne zgjedhjen apo emerimin apo do te pezullojne ushtrimin e funksioneve ne organe te larta te shtetit te personave qe jane ne proces hetimi apo gjykimi dhe ndaj te cileve jane marre masa sigurie personale (arrest me burg, etj), ose jane ne kerkim policor nderkombetar.
Do te percaktohen rregulla te qarta e te forta per te penguar kandidimin, zgjedhshmerine si dhe per te bere te pamundur qendrimin ne detyre te personave qe kane kryer vepra penale. Ndalimi per tu zgjedhur apo emeruar do te aplikohet ne menyre te njejte si per denimet e marra ne Shqiperi edhe jashte saj.
Per veprat e renda si krimi i organizuar, propozohet qe periudha e ndalimit te kandidimit apo marrjes se nje funksioni publik te jete se paku 20 vjet. Kalimi i nje periudhe 20 vjecare nga kryerja e denimit para marrjes se nje mandati apo detyre shteterore propozohet edhe ne funksion te ndrprerjes se mandateve apo funksioneve aktuale.
Nderhyrjet kushtetuese dhe ligjore do te jene ne dy plane. Se pari, do te trajtohet me prioritet paraqitja e amendamenteve kushtetuese dhe ligjore per nderprerjen e mandatit te funksionareve te zgjedhur apo te emeruar qe mbajne mandate aktualisht dhe qe kane rekorde kriminale te renda. Se dyti, do te ndalohen ne te ardhmen personat e denuar nga kandidimi, zgjedhja, emerimi dhe ushtrimi i detyres publike.
Do te nderhyhet ne legjislacionin egzistues per futjen e procedurave efikase per verifikimin e rekordeve kriminale te funksionareve publike te zgjedhur apo emeruar, ne detyre aktualisht apo ne te ardhmen, si dhe per nderprerjen e mandatit apo ushtrimit te funksionit. Keto procedura do te perfshijne detyrimin per vetdeklarim me pergjegjesi penale te mospasjes se rekordeve kriminale, perpara autoritetit publik shteteror.
Per realizimin e kesaj platforme, ne zbatim te rezolutes, parashikohet nderhyrje ne Kushtetute me amendamente te perhershme dhe dispozita tranzitore, Rregulloren e Kuvendit, Kodin Zgjedhor, Kodin Penal dhe Kodin e Procedures Penale, dhe sipas nevojes, ligjet qe rregullojne emerimin ne institucione kushtetuese apo te krijuara me ligj, ne sherbimin civil, financimin funksionimin e partive pilitike, etj. Ne funksion te harmonizimit dhe efikasitetit te zbatimit te instrumentave te rinj, do te forcohet regjimi i mbajtjes dhe shkembimit te informacionin per rekordet kriminale.
 

Modelet


Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut dhe  Komisioni i Venecias
GJEDNJ ne nje sere vendimesh, percakton se shtetet kane marzh te gjere vleresimi dhe vendimmarrjeje ne kufizimin e te drejtes se votes dhe kandidimit, me kusht qe kufizimi te behet me ligj, te jete proporcional dhe legjitim ne perputhje me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut.
Komisioni i Venecias percakton ne Kodin e Praktikes se Mire ne Çeshtjet Zgjedhore se kriteret per kufizimin e te drejtes se kandidimit nga shtetet e Keshillit te Europes jane me pak strikte se kriteret per kufizimin e te drejtes se votes.
Me 30 qershor 2015, Komisioni i Venecias ka miratuar Raportin Paraprak per Perjashtimin e Shkelesve te Ligjit nga Parlamenti [CDL-AD(2015)019] i cili ben nje analize te detajuar te te gjithe shembujve te masave te tilla ne legjislacionin e me shume se 30 shteteve. Raporti kategorizon llojet e masave sipas natyres se shkeljes apo mases se denimit, analizon kriteret dhe kushtet per aplikimin e ketyre masave dhe nxjerr konkluzione.
Kjo platforme mbeshtetet teresisht ne kete raport te Komisionit te Venecias dhe jurisprudencen e GJEDNJ. Disa shembuj te spikatur paraqiten me poshte:


Italia
Modeli me i spikatur eshte modeli Italian, bazuar edhe ne ekseriencen dhe praktiken e gjate ne luften ndaj mafias dhe krimit te organizuar dhe perpjekjeve te ketyre te fundit per te penetruar ne organet e pushtetit publik dhe/ose influencuar politikat publike.
1.Dekreti Legjislativ i Presidentit te Republikes No. 235 dt. 31.12.2012
(i njohur edhe si “Ligji Severino”)
 Pengese per kandidim ne zgjedhje ne Dhomen e Deputeteve, Senat, Parlamentin Europian, funksione qeveritare pefshire Keshillin e Ministrave, kur:
1- verifikohen raste te denimit penal per krime te renda si pjesmarrje ne organizata mafioze, terrorizem, rrembim personi
2- vepra kunder administrates publike ku perfshihet korrupsioni,
3- si dhe kur personi eshte denuar jo me pak se dy vjet per vepra penale te kryera me dashje dhe kur keto vepra penale denohen deri ne 4 vjet apo me shume.
 Pengese per kandidim ne organet e pushtetit vendor apo emerim ne funksione te tjera me te ulta shteterore, per nje numer veprash penale.
Mandati i deputetit, senatorit eurodeputetit kryeministrit apo ministrit, etj, nderpritet edhe kur pengesa per kandidim verifikohet pas marrjes se mandatit dhe gjate ushtrimit te tij.
 Kohezgjatja e ndalimit te kandidimit eshte dyfishi i kohes se ndalimit te ushtrimit te funksionit publik qe vjen si pasoje automatike e denimit penal. Kur nuk ka denim te tille, ndalimi eshte jo më pak se 6 vjet.
2.Dekreti i Presidentit te Republikes No. 223 dt. 20.03.1967
Rregullon kriteret per perfshirjen e shtetasve italiane ne listat e zgjedhesve.
Ndalon te drejten e votes (per rrjedhoje edhe te zgjedhjes) te personave qe:
1. Jane denuar me vendim te formes se prere dhe qe sjell humbjen permanente të të drejtes per funksione publike.
2. Personat per te cilet jane vendosur masa sigurie parandaluese, me burg apo detyrim paraqitjeje.
3. Personat te cilet jane ndaluar perkohesisht te ushtrojne funksione publike.
 
Kodi Penal italian
Vendos denimet plotesuese dhe rregullat e aplikimit te tyre. Denim i pare eshte humbja e te drejtes pr ushtrim funksionesh publike. Kur denimi eshte me i madh se 5 vjet, humpja e te drjtes eshte e perhershme. Kur denimi eshte nga 3 – 5, denimi plotesues eshte 5 vjet. Kur gjykata konstaton recidivizem apo tendence te vazhduar ne kryerjen e krimit, humja eshte e perhershme.
 
Anglia
Personat qe denohen per me shume se 1 vit me burgim, humbasin te drejten e votes ne menyre te perhershme, e cila passjell humbjen e te drejtes se zgjedhjes.
Personat qe kandidojne duhet te deklarojne shkaqe qe pengojne kandidimin e tyre para regjistrimit. Ne rast mosdeklarimi te sakte, mbahet pergjegjesi penale.


SHBA
Shtete te ndryshme e rregullojne ne forma te ndryshme pengimin per kandidim.
1. Michigan ka miratuar me referendum ne 2010 (75% vota pro) nje amendament kushtetues me te cilin ndalon kandidimin ne legjislativin e shtetit apo ne emerimin ne funksione shteterore te personave qe jane denuar me jo me pas se 1 vit per vepra penale qe kane lidhje me mungese ndershmerie, mashtrim apo thyerje te besimit publik, gjate ushtimit te nje detyre shteterore. Pengesa aplikohet mbi personat e denuar ne 230 vitet qe i paraprijne kandidimit.
2. Ne nentor 1996, shteti i Eisconsin miratoi nje amendament kushtetues qe ndalon te zgjidhen te gjithe personat e denuar me jo me pak se 1 vit burg nga nje gjykate federale apo e ndonje shteti te veçante. Ndalimi bie vetem nese personi falet.
 
Australia
1. Shteti i Australise Perendimore ndalon perjete kandidimin e personave qe kryejne tradhetipo denohen per nje krim.
2. Shteti i Queensland aplikon ndalimin e kandidimit per periudha fikse të percaktuara ne ligj per kategori veprash penale.
 


Instrumentat legjislative
 

Objektivi afatshkurter
Kushtetuta

Dispozita tranzitore ne kushtetute, me fuqi mbi legjislaturen aktuale dhe deri ne perfundim te saj me qellim vendosjen e nje norme kushtetuese qe passjell perfundimin e menjehershem te mandatit te deputetit, ministrit apo çdo zyrtari te larte te te njejtit nivel apo me te ulet te percaktuar me ligj, si dhe te zgjedhurit ne organet e pushtetit vendor, kur verifikohet qe subjekti i ligjit ka nje rekord te rende kriminal (denim penal perfundimtar per krime te renda sipas legjislacionit shqiptar korrupsion apo qe lidhen me zgjedhjet) ne periudhen qe i paraprin hyrjes ne fuqi te dispozites kushtetuese.
Periudha e ndalimit qe perfshin kohen nga momenti i kryerjes se denimit deri ne perfundimin e ndalimit do te jete e percaktuar qarte, me ligj, ne perputhje me qellimin legjitim dhe ne proporcion me natyren dhe gravitetin e vepres penale, llojin dhe masen e denimit apo nje kombinim i te dy kritereve.
Egzistenca e nje rekordi te rende kriminal i ndodhur perpara marrjes se funksionit do te konsiderohet si ne papajtueshmeri me betimin e deputetit dhe si nje fakt qe cenon dhe diskrediton reputacionin e zyrtarit te zgjedhur apo, sipas rastit, te emeruar dhe per rrjedhoje te organit vendimmarres, apo çdo institucioni tjeter te parashikuar nga legjislacioni i parashikuar nga kjo platforme.
I njejti rregull to te vendoset per deputetet, ministrat apo çdo zyrtar te larte te te njejtit nivel, qe kane kryer gjate nje periudhe te percaktuar me ligj nje shkelje dhe i eshte hequr mandati i deputetit nga Gjykata Kushtetuese sipas nenit 70 pikat 3 dhe 4 (perfitimi nga pasuria publike).
 


Kodi Zgjedhor
Ne Kodin Zgjedhor do te perfshihen amendamente per dispozite tranzitore me qellim vendosjen e kritereve dhe procedures per verifikim e rekordeve kriminale te kandidateve ne listat shumeemerore te partive politike per zgjedhjet e 2013 apo ne zgjedhjet per keshillat bashkiake te vitit 2015 dhe qe nuk kane marre ende mandatin si dhe heqjen e tyre nga lista me efekt te menjehershem ne rast konstatimi te rekordit te rende kriminal dhe pengimin e marrjes se mandatit.


Rregullorja e Kuvendit
Ne Rregulloren e Kuvendit do te perfshihen amendimet qe zbatojne dispozitat tranzitore kushtetuese dhe detajojne procedurat dhe rregulla te tjera sipas autorizimit kushtetues per vetedeklarimin e egzistences ose jo te shkaqeve per nderprerjen e mandatit te deputetit, verifikimin e tyre dhe perfundimin e mandatit.
 
 

Objektivi afatgjate


Kushtetuta
Amendamente kushtetuese me fuqi te perhershme qe forcojne kriteret e kandidueshmerise, zgjedhshmerise dhe perfundimin para afatit te mandatit te deputetit dhe anetarit te Keshillit te Ministrave me qellim ndalimin e kandidimit, zgjedhjes dhe nderprejen e mandatit te zyrtareve qe kane kryer dhe jane denuar per veper penale para se te zgjidheshin apo emeroheshin .
 
Rregullorja e Kuvendit
Amendamente me natyre te perhershme ne rregulloren e Kuvendit do te zbatojne dispozitat kushtetuese dhe do te detajojne procedurat dhe rregulla te tjera sipas autorizimit kushtetues per vetedeklarimin e ekzistences ose jo te shkaqeve per nderprerjen e mandatit te deputetit, verifikimin e tyre dhe perfundimin e mandatit.
Rregullorja do te perfshije edhe dispozita qe percaktojne kritere, rregulla dhe procedura per pezullimin e ushtrimit te mandatit apo largimin nga Kuvendi (impeachment) ne rast te akuzave per kryerjen e nje krimi apo egzistences se nje rekordi te rende criminal dhe qe nuk perben shkak per humbjen e mandatit sipas dispozites tranzitore kushtetuese.


Kodi Zgjedhor
Amendamente per pengimin e kandidimit per afate te gjata te personave me rekord te rende kriminal (denim penal, mase sigurie dhe hetim apo proces gjykimi ne vazhdim) per krime te renda, dhe me afate me te shkurtra per krime te nje natyre me pak të rende, si dhe publikimin e rekordeve kriminale. Mosshpallje e zgjedhjes kur rekordi qe perben pengim kandidimi verifikohet pas miratimit te fletes se votimit apo dates se votimit, por para shpalljes se rezultatit.


Kod i Sjelljes
Legjislacioni do te perfshije detyrimin per hartimin e nje kodi sjelljeje per prtite politike per integritetin dhe pastertine e figures se kandidaturave ne zgjedhjet per Kvendin dhe organet e pushtetit vendor, kandidaturave qe paraqiten ne Kuvend per miratim ne funksione kushtetuese apo institucione te krijuara me ligj, etj. Kodi i sjelljes do te synoje forcimin e kornizes se pergjithshme kushtetuese dhe ligjore nepermjet oblgimit public politik per zbatimin e tyre. Kodi i sjelljes do te prashikohet nga Kodi Zgjedhor dhe/ose Rregullorja e Kuvendit.
 
Kodi Penal
Amendamente per forcimin dhe harmonizimin me dispozitat kushtetuese te aplikimit te denimit plotesues ne lidhje me pengimin e ushtrimit te funksioneve publike per personat e denuar. Forcim i dispozitave dhe denimeve per krimet zgjedhore dhe korrupsionit politik. Kriminalizim i perdorimit per qellime kriminale i identiteteve dhe personaliteteve te paverteta. Forcimi i dispozitave ne lidhje me deklarimin e rreme te te dhenave kriminale perpara organeve shteterore.
 
Kodi i Procedures Penale
Amendamente ne per te rritur efikasitetin dhe forcimin e politikes penale ne lidhje me ndryshimet e propozuara ne legjislacionin penal.
 
Ligje te tjera
Vendosja e rregullave te reja dhe efikase per ngritjen, mbajtjen dhe shkembimin e rekordeve kriminale midis institucioneve shqiptare ne funksion te paketes se propozuar si dhe me agjensite e organizatave dhe vendeve partnere (Interpol, Europol, vendet e BE, SHBA etj).
Amendim i legjislacionit mbi institucionet e e pavarura kushtetuese apo te ngritura me ligj, sherbimin civil si dhe administraten publike ne pergjithesi, me qellim standartizimin e dispozitave qe pengojne emerimin apo rekrutimin e personave me rekorde kriminale.
 


Instrumentat dhe procedurat e verifikimit dhe organi kompetent
Vetdeklarim i detyrueshem i pasjes ose mospasjes se rekordeve kriminale nga kandidatet per Kuvend apo organet e qeverisjes vendore, te zgjedhurit para marrjes se mandatit ne Kuvend apo organet vendore, kandidatet apo te emeruarit ne institucionet kushtetuese, sistemin e drejtesise dhe institucionet e tjera si dhe ne administrate, entet rregullatore, korporatat shteterore apo ku dhteti zoteron shumicen e kuotave te pronesise apo ente te tjera shteterore ne nivel qendror apo vendor.
Ne kuader te integritetit dhe etikes se larte të figures dhe sjelljes se deputetit apo zyrtareve te tjre te larte, propozohet kryerja e testeve perkatese ne lidhje me perdorimin e substancave narkotike prej tyre.
Verifikimi i ekzistences ose jo të rekordeve penale qe sjellin moskandidim, pazgjedhshmeri, mosemerim, pezullim te ushtrimit te funksionit apo largim nga funksioni do te synoje identifikimin e sakte te subjektit qe ndalohet dhe rekordit perkates kriminal, me qellim aplikimin e mases se pershtateshme. Masa kufizuese aplikohet mbi personin subjekt te verifikimit pavaresisht ndryshimit formal te identitetit qe mund te kete pasuar rekordin kriminal apo faktin tjeter qe passjell aplikimin e mases perkatese kufizuese.
Verifikimi do te perfshije çdo te dhene qe disponohet nga bazat e te dhenave shteterore ne lidhje me rekorde penale gjyqesore, te ndjekjes penale, policore apo te dhena personale, perfshire te dhena biometrike apo gjurmet daktiloskopike (gjurmet e gishterinjve) te personave subjekt te legjislacionit te miratuar ne kuader te kesaj platforme. Per efekt te ketyre procedurave verifikuese, subjektet e legjislacionit te parashikuar nga kjo platforme do te depozitojne, sipas rastit dhe nevojes, gjurmet daktiloskopike apo te dhena te tjera biometrike.
Mosdeklarimi apo refuzimi i deklarimit i pasjes ose jo te rekordeve kriminale, do te perbeje sipas rastit te percaktuar me ligj dhe procedurave perkatese, shkak ligjor per mosperfshirje ne procesin e votimit, shpalljes se rezultatit, marrjes se funksionit, pezullim dhe/ose perfundim para afatit te ushtrimit te funksionit. Deklarimi i rreme i te dhenave dhe/ose fakteve te kerkuara per deklarim do te perbeje krim.
Percaktimi i procedurave të verifikimit, afateve dhe organit kompetent. Ligji do te perfshije procedura te qarta dhe afate të arsyeshme per verifikim ne kohe te shkaqeve per moskandidim, pazgjedhshmeri, ndalim te emerimit, pezullim nga ushtrimi i funksionit apo largimit nga funksioni.
Ligji do te percaktoje qarte organin kompetent per kryerjen e verifikimit, konstatimin e shkaqeve ligjore dhe marrjen e vendimit si dhe, sipas nevojes, instancen gjyqesore qe do te rishikoje vendimin perkates.


Zbatimi dhe afati
Kjo platforme do te paraqitet prane Komisionit ad hoc parlamentar qe trajton problematikat e mareveshjes se 24 dhjetorit 2014, do te sherbeje si burim per inisiativat ligjvenese te perfqesuesve te Partise Demokratike ne kuader te dekriminalizimit te organeve shteterore dhe do te synohet permbushja e saj brenda mandatit te komisionit ad hoc perkates.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY