Gushti me shi në plazh, temperaturat shkojnë në 31 gradë

Gushti me shi në plazh, temperaturat shkojnë në 31 gradë

249
0
Shares

Dielli përvëlues që ishte prezent pothuajse gjatë gjithë korrikut, duket se do të zëvendësohet nga shiu i papritur në gusht.
Sipas parashikimit të motit nga Meteo.it, në dy javët e para të Gushtit, temperaturat në pjesën më të madhe të vendit do të bien lehtë gradualisht, duke filluar që të mërkurën e javës që vjen. Ndërsa reshjet e shiut do të nisin të hënën, pas një të shtune dhe të diele përvëluese .
Duke filluar nga e hëna, për rreth dy javë, mbasditet do të karakterizohen nga reshje shiu që do të jenë prezentë në pjesën qendrore të vendit, jugore, juglindore dhe ato malore në veri. Ndërsa temperaturat do të kulmojnë në 30 apo 31 gradë celcius, dhe jo 37 apo 40 gradë që po i përjetojmë në këto ditë të korrikut.
Një nga qytetet ku reshjet e shiut do të jenë më prezente se në qyetet e tjera është Pogradeci. Po ashtu parashikohet e njëjta situatë edhe për qytetin e Lezhës, ku temperaturat pritet të zbresin nën 30 gradë.
Ndërsa në qytetin e Vlorës, pavarësisht reshjeve, temperaturat do të shkojnë në 33 gradë celcius.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY