Fuga i përgjigjet Xhufit: I shkreti Pëllumb, kurrë nuk ka drejtuar ndonjë...

Fuga i përgjigjet Xhufit: I shkreti Pëllumb, kurrë nuk ka drejtuar ndonjë gjë, megjithëse gjithmonë ka qenë drejtues

57
0
Shares

“Pëllumb Xhufi niset në ‘fluturim’”.
Kështu e nis reagimin e tij, Akademiku Artan Fuga, duke ju përgjigjur Pëllumb Xhufit, pas një reagimi të tij, te gazeta “Panorama”, për Ligjin e Arsimit të Lartë.
“Miq te mi me thonë se paska shkruar te Panorama ku me sulmon se ne mbrojmë një universitet me feudale dhe nomenklaturash.
Ahahaha, ‘u zgjua’ Pëllumbi nga gjumi dhe sillet si skifter…
Me thane se ato përgjigjesh?
U përpoqa te gjej ndonjë argument te tij, por lexova vetëm sharje, mllefe.
KU KA ATY ME CFARE ME U PERGJIGJ?
Nuk do te përgjigjem por vetëm do qesh.
Ai vetëm sulmon Presidentin sepse ai ashtu është puna, si duket.
U ‘zgjua’ edhe Pëllumbi pasi ligji u votua.
Nomenklaturash?
O i shkreti Pëllumb qe kurrë nuk ka drejtuar ndonjë je veçse ka qene drejtues kudo ku ka qene.
Ai është parimor jo si disa qe kërkojnë te trashëgojnë Akademinë e Sshkencave qe duket si prone me tapi, se këtë unë nuk e honeps dot.
I pafajshëm dhe i thjeshte si një mjellme e bardhe.
Çfarë është
historian apo politikan,
shkencëtar apo ambasador,
europianist apo nacionalist?
Hajde gjeje.
Polifunksion. Bravo i qofte, ne fakt.
Drejtues i PS qe shkon te LSI-ja apo drejtues i LSI qe shkon te PS, apo i PS qe shkon pa drejtim?
Si ta besoje ne neutralitetin e tij shkencor kur ai nuk i ka lënë vend vetes për ta trajtuar me një identitet te caktuar?
Pra lere mos u merr me te”.
Ky reagim i Akademikut Artan Fuga, erdhi pas një shkrimi të Pëllumb Xhufit te gazeta “Panorama”, ku ndërsa mbështet reformën e arsimit të lartë, shprehej kritik ndaj Artan Fugës dhe Ardian Marashit, drejtorit të Qendrës së Albanologjisë.
“Z. Fuga është një nga bashkautorët e reformës vrastare të vitit 2007, që e shpartalloi Akademinë e Shkencave dhe që e ktheu universitetin në një strehë të paaftësisë, ligësisë e korrupsionit. Ndërsa Ardian Marashi është produkt i ndërhyrjes së politikës në shkencë, madje i një politike banale të mishëruar në sharlatizmin e Jozefina Topallit”, shkruan Xhufi.
Ai e quan mbledhjen e presidentit me akademikët e profesorët  të datës 27 korrik 2015, si një “mbledhje të zakonshme me të njëjtët personazhe partiakë, që i shohim të deportohen në mjediset e Presidencës,  sa herë që PD shpall fushatën e radhës kundër iniciativave të qeverisë. Pra, ishte një takim me nomenklaturën e partisë të emëruar politikisht nga PD në krye të institucioneve akademike e universitare, pas reform- deformës së viteve 2005- 2007 që e përçudnoi e katundarizoi dhe e çoi universitetin dhe kërkimin shkencor në kufijtë e mosqënies”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY