Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës për 8 vite, Shpëtim Gjika i ka dorëzuar mandatin kryetarit të sapozgjedhur Dritan Leli në një mënyrë origjinale.
Një tufë me lule dhe një mbishkrim ku i urohet suksese.
Në këtë mënyrë ish kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika ka preferua tia dorëzojë bashkinë pasardhësit, socialistit Dritan Leli, ndërsa nuk ka preferuar të jetë prezentë në ardhjen e kryebashkiakut të ri të Vlorës.
Ndërkohë sot, ceremonia e konstituimit të Këshillit të ri bashkiak u zhvillua në orën 11:00 në teatrin “Petro Marko” dhe Shpëtim Gjika e ndoqi atë nga lozha e Teatrit.
Në këtë ceremoni janë betuar 40 anëtarët e Këshillit Bashkiak, nga këta 25 janë të ASHE-së, 11 të APPD-së dhe 1 i PSD-së. Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Vojsava Shkurtaj me 36 vota pro, duke marrë vota edhe të këshilltarëve të djathtë.
Pas kësaj edhe kreu i ri i kësaj bashkie, i cili fitoi në zgjedhjet e 21 qershorit, Dritan Leli ka bërë betimin dhe ka marrë zyrtarisht detyrën për një mandat 4-vjeçar.
Urimi i Shpëtim Gjikës për Dritan Lelin
“Z. Kryetar!
Urimet e mia më të mira dhe suksese në detyrën fisnike të kryetarit të Bashkisë Vlorë.
Me respekt ish-kryetari i Bashkisë
12 tetor 2003-31 korrik 31 korrik 2015
Shpëtim Gjika”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/