ASTRIT PATOZI/ Konstituimi i Erion Veliajt si dasma e tij me disa...

ASTRIT PATOZI/ Konstituimi i Erion Veliajt si dasma e tij me disa seri – këshilltarët demokratë më seriozë me bojkotet

65
0
Shares

Deputeti i PD-së Astrit Patozi, e ka cilësuar “një shfaqje të shpifur të degradimit të institucioneve tona:, konstituimin e djeshëm të kryebashkiakut dhe këshillit të bashkisë së Tiranës.
Në një opinion të tijin për gazetën “Panorama”, ai e quan këtë një shformim “që shkakton gjithmonë shtypi si një pasqyrë e deformuar e asaj që ndodh, ndërsa shton se, është pak të thuash se ishte e neveritshme”.
Në shpjegim të kësaj, duke ju referuar edhe marrjes personalisht dy ditë prej vetë Erion Veliajt, me arredimin e zyrës së tij, ngjyrën e kolltukëve, të perdeve, moketin që është përdorur, abazhurët, ngjyrën e mureve, etj., deputeti demokrat shton “se kjo shtjellë marrëzie që u servir pa mëshirë për më shumë se dy orë nuk është aq vanitet i gazetarëve apo redaktorëve të paformuar, sesa prodhimi i parë për median i zyrës së re të shtypit në Bashkinë e Tiranës. Dhe gjëja e parë që të shkon ndër mend është, jo thjesht se është socialist, por Erion Velija, e ka nisur me këmbën e mbrapshtë detyrën e tij tepër të rëndësishme. E ka filluar me kolltukun e tij, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër”.
Për Astrit Patozin, për pos këtij “gjesti  të parë të qytetarit të parë të Tiranës…, janë të lidhura dhe të varura interesat e rreth 1 milion banorëve të Bashkisë së madhe të Tiranës. Por me atë që kam parë dje, e kam tmerrësisht të vështirë të besoj në një ndryshim për mirë të kryetarit të ri të Bashkisë së kryeqytetit”.
Sipas deputetit të PD-së, kjo sjellje ka rikthyer në kujtesë, “dasma e tij me disa seri në kalanë e Gjirokastrës dhe gjetkë, e cila nuk mund të konsiderohet më si një fenomen i veçuar apo si një trill i një të riu të dehur nga gëzimi i martesës”.
Në opinionin e tij, Astrit Patozi është ndalur edh në sjelljen e këshilltarëve demokratë, veçanërisht në bojkotin e tyre dje.
Duke pranuar dhe aprovuar bojkotin si gjest politik, Patozi rendit edhe disa arsye të tjera, se kur mund të bojkotohet nga opozita parlamenti apo këshilli bashkiak, por se sipas tij, “nuk më shkon fare të mendoj se prania e ‘bajlozit’ Çuçi në atë sallë do të kishte qenë e papranueshme për këshilltarët tanë të respektuar. Sepse të gjithë kanë dëgjuar dhe të gjithë e dinë se autorët e vërtetë të salamandrës territoriale dhe për çdo të keqe që ka ndodhur në Shqipëri në këto dy vjet janë dyshja Rama – Meta. Atëherë nga na doli ky Blendi Çuçi? Unë nuk besoj se ne tregohemi seriozë po ta shpërndajmë ngarkesën e përgjegjësive te çdo zyrtar që na del përpara, të përfshirë në emocionet dhe interesat e momentit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY