Britani, tradhtohet nga veshjet firmato, prangoset në Londër vrasësi i shqiptarit në...

Britani, tradhtohet nga veshjet firmato, prangoset në Londër vrasësi i shqiptarit në Itali

89
0
Shares

Është arrestuar me qëllim ekstradrimin nga Londra në Itali, shqiptari 31 vjeçar Erman Ramaj, i akuzuar nga drejtësia italiane për vrasjen e shqiptarit Skënder Kajno. Ka qenë pasioni i tij për këpucët e veshjet e markave të njohura “Made in Italy” që ka zbuluar vend-fshehjen e tij nga drejtësia italiane.
Ndaj Erman Ramaj ekzistonte një urdhër arresti europian lëshuar nga Gjykata e Apelit e qytetit të Gjenovës e cila e kishte dënuar shqiptarin në mungesë me 9 vjet e tre muaj heqje lirie.
Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Abisolës Superiore, në provincën e Savonës, në natën e 18-19 dhjetorit të vitit 2004 kur pas një grindjeje shqiptari Skëndër Kajno është goditur me thikë deri në vdekje nga Erman Ramaj e Arbër Osmanaj. Viktima Skëndër Kajno konsiderohej kreu i një organizate që merrej me trafikun e shfrytëzimin e prostitucionit.
Shqiptari Arbër Osmanaj u arrestua në muajin maj të 2015 në Gjermani me urdhër arresti ndërkombëtar. Ndërsa Erman Ramaj ishte arratisur e fshehur prej 18 muajsh në Londër.
Ka qenë pasioni i tij për veshjet firmato, të cilat pikërisht i dorëzoheshin me pako nga Italia drejt Britanisë së Madhe, që ka mundësuar Policinë Italiane në gjetjen e vend-fshehjes së shqiptarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY