Basha: Shqipëria digjet, Rama krihet

Basha: Shqipëria digjet, Rama krihet

71
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kundërshtuar të dhënat dhe pretendimet e kryeministrit Rama në bilancin e 300 ditëve të qeverisë së tij.
Në një konferencë për shtyp, Basha u shpreh se Rama mund t’ua kishte kursyer shqiptarëve këtë dalje, në kohën që ata bëhen gati për të ikur nga vendi.
“Mund të na e kishte kursyer vazhdimin e këtij debati të pabukë. Edi Rama u kreh para kamerave ndërsa Shqipëria digjet, vuan nga varfëria. Ndërsa Rama krihej para kamerave dhjetëra e mijëra shqiptarë bëjnë gati valixhet e nisën për kurbet”,  tha kryedemokrati duke shtuar se para kësaj situatë Europa po mendon të na rikthejë regjimin e vizave.
“Çfarë bilanci është ky? Me cilën fantazi paska 104 mijë vende të reja punë kur ajo është shtuar frikshëm? Foli për rritje ekonomike prej 2,12 ndërkohë që INSTAT-i i kontrolluar prej tij tha se rritja është 1,81 %. Premtoi se do të jetë 3% por ministri i tij i Financave me FMN thanë se kjo rritje nuk mund të realizohet”, shtoi Basha.
Duke u ndalur tek ekonomia, Basha hodhi poshtë deklaratat e Ramës kur tha se, “Deklaroi se është rritur konsumi por të ardhurat nga TVSH e hedhin poshtë këtë mburrje. Të ardhurat janë 32 milionë më pak se në janar-maj të 2014. U krenua që mbështeti investimet në bujqësi, por dy vitet e para fondet për ujim dhe kullim janë 2 herë më pak. Paga minimale ka dy vjet që nuk ndryshon”.
“Në shëndetësi është pak të thuhet se situata është skandaloze, -vijoi Basha.
Sipas tij, “koncesioni i dializës prej 61 milionë euro i padëgjuar ndonjëherë, pasi me 1 të dhjetën e shumës mund të bëhej një investim ultra modern. Po bëhet biznes edhe me jetën me dramën më të madhe…Vjedhja e 150 milionë dollarëve në dogana nuk përmenden fare, janë tjetërsuar si pasuri për miqtë e kryeministrit”.
Nga ana tjetër, Basha e ka quajtur dramatike situatën në vend, që sipas tij nuk gjeti pasqyrim në fjalimin e Ramës gjatë ditës së sotme.
“Kjo dramë po mban peng vendin dhe nuk gjeti asnjë fjalë të kryeministrit. Rama lejon mikun e tij të mbush me tulla e llac muret e kalasë së Tiranës. Kjo është një skemë që vijon prej ditës së parë, e përpjekës tinzare për të servirur një tjetër fasadë për Tiranën. Zor e gjen një kryeministër që të sajojë me kaq dhunë. Do kishte qenë e udhës që Rama të kishte dal e të fliste për ndryshim kursi, por nuk ka asnjë fjalë për hallet e vërteta për shqiptarët.”, pohoi Basha.
Sipas kryetarit të PD-së, abuzimi dhe makutëria për të rrëmbyer pasuritë publike është i vetmi sektor që njeh rritje në Shqipëri. “Kishte vend për këtë qershi mbi tortë, që Edi Rama na serviri sot. Edhe pse ka informacione e fakte për ta, Rama nuk flet për deputetët, flet lagja, qytetarët, opozita, aleatët tanë. Për të dënimi i Ndokës për prostitucion është e padëgjuar, apo dhe për Elvisin, apo Ervisin, apo Bushin, që sipas tij është sajesë e mediave. Po pse nuk dha Rama shenjat e gishtërinjve? Ata janë themeli i korrupsionit të dyshes Rama-Meta. Ndaj fshehu kërkesën e Interpolit, apo dhe fsheh largimin e Arben Frrokut. Edi Rama nuk është një, ka dy si ai. Iluzioni nuk a fund. Nuk kam asnjë shpresë që pushimet do ti sjellin mendje të re atyre. Kam shumë shpresë e besim se ky kthjellim po vjen, dhe Shqipëria e nëpërkëmbur do të ngrihet e nuk do të mposhtet. Por do të luftoj deri sa e drejta dhe e mira të triumfojë mbi të keqen”, përfundoi fjalën e tij Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY